
Flash News
He caused the double accident in Vlora, the former director of Fier Customs is arrested
Arben Ahmetaj officially accused by SPAK, under accusation of 3 criminal offences
Rama leaves for Great Britain, meeting with Rishi Sunak; focus on immigration
The vehicle collides with the traffic divider on the Fushë Krujë-Thumane axis, the passenger dies
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Charles McGonigal had a 20-year career with the Federal Bureau of Investigation, rising to the position of chief of counterintelligence in New York, the city where counterintelligence agents are usually very busy. But in a relatively short period of time, he traveled to Albania several times, had two meetings and two dinners with Albanian Prime Minister Edi Rama, and initiated an investigation into an American lobbyist. He seems to have earned a lot of money and rewards, but where this money came from, the American investigative file does not yet provide clarification.
It is very likely that soon, a spy thriller or TV series will be made based on the story of Charles McGonigal, a former high-ranking FBI official, spy hunter, turned bribe-taker and employee of a Russian oligarch.
The Americans have investigated the official who had a successful 20-year career with the FBI, who, among other things, had a role in the investigation of the alluded Russian interference in the 2016 US election that was won by Donald Trump, drawing up two files separate and accusing him in two different courts.
One file relates to his work for Russian oligarch Oleg Deripaska, sanctioned in the US from 2018 and in Europe from 2022, for whom McGonigal worked from 2021 onwards. The other file is related to his "Albanian adventure," an adventure that began when he was working as a senior FBI official in August 2017 and ended nearly a year after he left the FBI in November 2019, when he and his associates put an end to a legal business in Tirana, a business that was financially unsuccessful.
McGonigal's indictment in Washington DC says he used his public position as an FBI official for private gain, twice intervened to open investigations in the interest of his business associates, likely against the Albanian opposition, and took trips with expenses covered in Albania, Austria and Kosovo.
He is accused of receiving $225,000 from an individual called Person A, who is widely believed to be Agron Neza, an Albanian immigrant to America, also described as a person who "decades ago worked in the Albanian secret service." According to a subsequent statement by Neza to the media, he worked for the National Intelligence Service in 1991-1992.
Një rast, një prej hetimeve të FBI ndaj lobuesit të “partisë së ndryshme” nga ajo e kryeministrit Edi Rama, duket se u financua nga një shqiptar tjetër, i quajtur Personi B. Gjerësisht besohet se Personi B është Dorjan Duçka, një ish-zëvendës-ministër, për të cilin, kryeministri Edi Rama pranoi se “ka punuar si këshilltar pa pagesë për të”. Se për çfarë arsye, dikush mund të punojë si këshilltar pa pagesë për një kryeministër, kjo nuk u sqarua nga Rama. McGonigal është deklaruar para gjykatës i pafajshëm.
Përmes një reagimi për mediat, Neza i konsideroi paratë që i kishte dhënë McGonigal një borxh dhe çështje personale, ndërsa hodhi poshtë akuzat për biznes apo afera në këtë histori.
Personi B ka refuzuar të komentojnë për median në Shqipëri, ndërsa Rama deklaron se akuzat ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.
Kronologjia
Dosja e Uashingtonit, dosja hetimore që lidhet me marrëdhëniet e McGonigal me Shqipërinë, paraqet një zyrtar që në mënyrë aktive kërkon para nga shqiptario-amerikani i raportuar si Personi A, ndërsa udhëton në Shqipëri në mënyrë të përsëritur, udhëtime për të cilat, nuk paguan. Sipas aktakuzës [Link], “jo më vonë se gushti 2017-ës, i akuzuari McGonigal u takua me personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte atij para”.
Më 5 shtator 2017, McGonigal i raportoi FBI-së se do të kryente një vizitë “jozyrtare” në Shqipëri. Hetuesit zbuluan më vonë se ai nuk kishte treguar se do të ishte në këtë vizitë nën shoqërinë e Personit A, se shpenzimet e udhëtimit nuk po paguheshin prej tij, se ai do të udhëtonte edhe në Kosovë dhe se ai do të takohej edhe me Personin B. Më 7 shtator, i akuzuari dhe Personi A diskutuan për paratë dhe ai i tha se do t’ia siguronte gradualisht.
Më 9 shtator ai takohet me kryeministrin Edi Rama dhe diskuton mes të tjerave edhe licenca kërkimi për naftë.
Më 5 tetor 2017, ai mori 80 mijë dollarë nga Personi A në Nju Jork. Dy pagesa të tjera prej 80 mijë dhe 65 mijë dollarë pasuan më vonë atë vjeshtë.
Në 16 tetor 2017, McGonigal njoftoi FBI-në për një udhëtim tjetër në Shqipëri, ku sërish nuk deklaroi se do të takohej me kryeministrin shqiptar. Ai gjithashtu nuk pagoi për udhëtimin. Se kush ia mbuloi shpenzimet, kjo mund të merret me mend, por nuk dihet.
Më 20 nëntor 2017, ai është në Shqipëri ku takohet me Ramën. Sërish, as ai dhe as FBI nuk paguan për hotel e për ushqime.
Më 25 nëntor 2017, McGonigal informon Departamentin e Drejtësisë për një hetim të ri potencial në lidhje me lobimin e një “partie politike të ndryshme nga ajo në të cilën kryeministri është pjesë”. Kjo është pjesa për të cilën, Partia Demokratike (grupi i Berishës) akuzon se ka të bëjë me të. Sipas PD-së, Rama korruptoi zyrtarin e FBI në mënyrë që ky i fundit të hetonte lobuesin e PD në SHBA.
Në dhjetor 2017, McGonigal, Personi A dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama, hëngrën darkë në Uashington D.C.
Në 22 janar 2018, McGonigal mori informacion “mbi një shtetas amerikan lobist” nga Personi A dhe ia kaloi këtë informacion një agjenti special në varësi të tij. Sipas aktakuzës, “Personi A e mori informacionin nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.”
Personi B ndihmoi në lehtësimin e hetimit të FBI-së, mes të tjerash, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të një dëshmitari që u intervistua në Evropë.
Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI në Nju Jork hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar te lobisti amerikan me kërkesë të të akuzuarit McGonigal dhe nën udhëzimin e tij.
Në 4 Mars 2018, McGonigal pati një darkë e dytë në Uashington me Ramën, Personin A dhe zyrtarë të tjerë.
Aktakuza vijon më poshtë me udhëtimet e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në qershor 2018, ai plotësoi deklaratën financiare, të njohur si OGE-278, në të cilën “nuk raportoi marrjen e 225 mijë dollarëve nga Personi A.”
Në 14 shtator 2018, McGonigal tërhiqet nga puna e tij në FBI.
Pas kësaj, suksesi i tij duket se fillon të pakësohet. Ai bëhet aksionet në një kompani investiguesish privatë në Tiranë, e cila pati zero të ardhura.
Në prill 2019, Charles McGonigal blen një paketë aksionesh në një kompani shqiptare të quajtur: LAWOFFICE & INVESTIGATION. Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai pagoi 2 milionë lekë kapital themeltar dhe mori 25% të aksioneve. Bashkëaksionerët e tjerë të kompanisë: Mark Thomas Rossini, një ish punonjës i FBI-së, Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. Ky i fundit raportohet gjerësisht se është personi që aktakuza e Uashingtonit i referohet si Personi A. Shefqet Dizdari njihet mes të tjerash si përfaqësues i një kompanie nafte të lidhur me Gazprom. Aksioneri tjetër, Mark Thomas Rossini, nuk është gjithashtu i panjohur. Ai shfaqet në një intervistë në Top Channel në prill 2019 duke komentuar mbi interesat e Rusisë në Shqipëri.
Kompania e pati jetën e shkurtër. Ajo u pezullua në tetor 2019. Bilanci i dorëzuar më vonë tregon se kompania kishte zero të ardhura, pra nuk kishte aktivitet.
Intervistë me “politikanin biznesmen”
Si një histori anësore, aktakuza e Uashingtonit ndaj McGonigal raporton se si ky i fundit, u takua me një person të përshkruar si “politikan dhe biznesmen shqiptar”. Personi në fjalë i kërkoi McGonigal që ai të hetojë një tentativë vrasjeje ndaj tij.
Personi A e prezantoi zyrtarin e FBI-së me “politikanin biznesmen” në shtator 2017. Në 18 nëntor 2017, të dy udhëtuan për në Austri. Aktakuza vëren se Personi A punoi si përkthyes gjatë intervistës, e cila u krye në prani të një prokurori të Departamentit të Drejtësisë, por McGonigal “nuk plotësoi dokumente në lidhje me autorizimin apo financimin e shërbimit të përkthimit.” Aktakuza vëren gjithashtu se FBI “nuk disponon regjistrim zyrtar të invervistës”.
Pas intervistës në Austri, të tre duket se udhëtuan drejt Shqipërisë. Kësaj here, në Tiranë, “biznesmeni politikan” dhe McGonigal “diskutuan oportunitete biznesi”.
Lidhja ruse
Dosja me lidhjen ruse të Charles McGonigal është e veçantë dhe për këtë akuza është ngritur në Nju Jork. Sipas historia nis në vitin 2021, gati dy vjet pas mbylljes së aventurës shqiptare dhe zhvillohet e gjitha në Nju Jork. Në të nuk ka shqiptarë. Akuza thotë se oligarku rus Oleg Deripaska, i vendosur nën sanksione nga Departamenti i Thesarit të SHBA që nga viti 2018 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin, pagoi përmes një ndërmjetësi McGonigalin si jurist, në mënyrë që ky të punonte me objektivin final, delistimin e Deripaskës nga lista e oligarkëve rusë të sanksionuar. McGonigal punoi për Deripaskën pas tërheqjes nga FBI. Punësimi klasifikohet si i paligjshëm nga akuza për shkak se oligarku ishte nën sanksione.
Deripaska dhe Shqipëria
Deripaska rezulton përfitues fundor indirekt në dy kompani shqiptare, TREMA ENGINEERING 2 dhe Shushica Hydropower. Deripaska bleu 30% të aksioneve të kompanisë austriake “Strabag” në vitin 2007. Në atë kohë, Deripaska nuk ishte subjekt sanksionesh. Ai u vendos nën sanksione amerikane më 2018 dhe në BE e Britaninë e Madhe më 2022, pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Strabag është përpjekur ta largojë atë si aksioner. Trema Engeneering është një kompani historike shqiptare, e cila iu shit nga pronari i vet kompanisë austriake në masën 100% në vitin 2020. Trema është pronare e 25% Shushica Hydropower. Kjo e bën Deripaskën përfitues fundor të këtyre dy kompanive përmes paketës së aksioneve që ai ka në Strabag. Deripaska është formalisht nën sanksione edhe në Shqipëri që nga prilli i vitit 2022, kur Shqipëria vendosi të zbatojë kundër Rusisë dhe shtetasve rusë të njëjtat sanksione që zbaton Bashkimi Evropian. Deripaska u sanksionua më 8 prill nga Këshilli Evropian. Të dhënat e prokurimit publik në Shqipëri tregojnë se Trema Engeneering nuk ka fituar tendera përgjatë vitit 2022. Tenderi i fundit i fituar prej saj është në vitin 2021, kohë kur Deripaska ishte subjekt i sanksioneve amerikane, por jo i atyre Evropiane, të cilat i zbaton edhe Shqipëria. Reporter.al
Latest news




UN climate report: Scientists release 'survival guide' to avoid catastrophe
2023-03-21 15:18:55
Journalist: Ahmetaj and his ex-wife were seen taking bags out of the house
2023-03-21 15:04:23
Ryan Reynolds, his preparation and strict diet for the role in "Deadpool"
2023-03-21 14:51:36

Media mogul, 92-year-old Rupert Murdoch for the fifth time to the altar
2023-03-21 14:15:24
The power of artificial intelligence, develops cancer treatment in just 30 days
2023-03-21 13:58:54

Kosovo-Serbia agreement, Dacic: We agree up to the "red lines"
2023-03-21 13:17:52
New NASA mission: To Saturn's largest moon
2023-03-21 13:02:57
Even the iPhone will soon have its own foldable phone
2023-03-21 12:52:14






A German minister visits Taiwan after 26 years
2023-03-21 11:08:05
Movements in the State Police, some chiefs of police stations are replaced
2023-03-21 10:42:36


Rama leaves for Great Britain, meeting with Rishi Sunak; focus on immigration
2023-03-21 09:43:11

What happens if Donald Trump is arrested?
2023-03-21 09:12:34

Bushati: Albin Kurti is getting stabbed in the back by the Tirana government
2023-03-21 08:42:01



Reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot
2023-03-21 07:53:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2023-03-21 07:45:43


The murder of Pöllumb Islam in Greece, a 23-year-old man is arrested
2023-03-20 22:25:40





Selena Gomez becomes the most followed woman in the world on Instagram
2023-03-20 21:00:49



DASH/Meta report: Confirmation of corruption and pressures of Rama's government
2023-03-20 20:20:38


Edi Paloka: Does Yuri read the DASH reports or what?
2023-03-20 19:50:09

The BBC is asking staff to delete the TikTok app from work phones
2023-03-20 19:07:52

He was hit by a truck, the mechanic lost his life in Kurbin
2023-03-20 18:52:11


Instagram signal helped Indian police save 20-year-old man from suicide
2023-03-20 18:13:29









UN: The extreme drought in Somalia last year alone killed 43 thousand people
2023-03-20 16:45:38



Kandinsky painting found by heirs of Holocaust victims sets auction record
2023-03-20 15:56:52








Immigrants cause debate in Britain, Priti Patel 'threatens' to sue Braverman
2023-03-20 14:51:03
"Artium", a week in Tirana, summarizes all art mediums
2023-03-20 14:46:41

Ilir Shaqiri becomes part of the reality show "Isola de famosi" in Italy
2023-03-20 14:32:06





Pension reform in France, Macron's government faces a vote of no confidence
2023-03-20 13:32:06





Borrell informs the EU ministers about the results of the Ohrid meeting
2023-03-20 12:25:23




