Flash News
Attacks in Memaliaj, the lawyer is shot with gunfire
Morning mail/ With 2 lines: What was important yesterday in Albania
How Ceno Klosi tolerated the incinerator company, the dubious negotiations for millions of euros
Abazovic speaks: Why did Montenegro vote against Kosovo in the Council of Europe
After Berber's arrest, Rama appoints a new director in charge of the Albanian Road Authority
Ardi Veliu tregon çfarë u gjet brenda mercedezit pa targa: Kishte sende të kundraligjshme
Drejtuesi i policisë Ardi Veliu në një dalje për median ka treguar versionin e ngjarjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.
Veliu tregoi se brenda automjetit tip ML Benz u gjetën sende të kundraligjshme që mund të përdoreshin për shit-blrerjen e votave.
“Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës”, njoftoi Veliu.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike, tregoi ndër të tjera drejtuesi i policisë.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .
“Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, tha ndër të tjera Veliu.
Lexoni edhe: Policia e shtetit zbardh ngjarjen e Elbasanit/ Veliu tregon për telefonatën që morën dhe kush janë të arrestuarit