Flash News
A pizzeria in Durres was robbed, and the 24-year-old ended up in handcuffs.
The court sentences the head of the Administrative Unit in Lezha to 5 years in prison for cannabis cultivation
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
Earthquake in Albania, here is where the epicenter was
Accident on the Levan-Tepelena highway, two people injured
Dyshohet se i ka përfituar nga trafiku i narkotikëve, i sekuestrohen 300 mijë euro 42-vjeçarit në Tiranë
Një shumë prej 300 mijë euro i janë sekuestruar shtetasit Gj. (Sh), Ll., 42 vjeç në Tiranë dhe familjarëve të tij.
Sipas policisë, dyshohet se të ardhurat e sekuestruara janë përfituar nga aktiviteti kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, janë sekuestruar edhe një makinë, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë.
42-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane për trafik narkotikësh.
“Finalizohet operacioni policor i koduar "Start", gjatë të cilit u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.
Në zbatim të këtij vendimi u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.