Flash News
Shocked Athens/This is the Albanian woman who was killed with a hammer by her husband
"I killed her for jealousy", this is the Albanian who executed the woman with a hammer in Athens
The Constitutional Court "rejects" Malltez's request, leaves "house arrest" in effect
They cheated the Italians and benefited about 4 million euros, the 2 brothers are arrested
He was with a woman in the car, the police revealed the death of the 47-year-old in Korça
Gjykata e Lezhës liron vëllanë e deputetit të PS, Armando Ndrecën
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Armel Nikndukaj, dhe Elvis Shpellzai dy personat e arrestuar një ditë më parë për drogën e zbuluar në fshatit Kashnjet ndërsa për Armando Ndreca, vëllain e deputetit socialist Eduart Ndreca është lënë “detyrim paraqitje”.
Gjykata argumenton se për Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Kujtojmë që një operacion anti-drogë është zhvilluar një ditë më parë nga Policia e Lezhës dhe Forcave Operacionale.
Sipas njoftimit të policisë kunati i Armando Ndrecës dhe bashkëpunëtori i tij (Shpellzai) u kapën në flagrancë brenda një stani me kanabis në pyjet e fshatit Kashnjet.
Kurse vëllai i deputetit u ndalua pas hetimeve pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ndërkohë në ambjentin e zbuluar në Kashnjet, policia ka sekuestruar 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike kanabis, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Ndërsa në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.