Flash News

E-TJERA

Hoxha: Një qytetar informoi Ramën për ‘policët e drogës’, u kërcënua me jetë

Hoxha: Një qytetar informoi Ramën për ‘policët e

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se një qytetar i cili ka denoncuar te qeveria një rast të kultiivmit të kanabisit, është kërcënuar me jetë.

I ftuar në studion e Abc News, Hoxha tha se personi në fjalë raportoi te ministri i Brendshëm Çuçi, kryeministri Rama dhe ish-drejtori i Policisë Nano se në njësinë ku ishte drejtues administrative, kishte një bashkëpunim mes policisë dhe kultivuesve të kanabisit.

Sipas Hoxhës, ata që kanë denoncuar raste të ngjashme janë kërvcënuar me jetë dhe nga qeveria s’ka pasur ansjë reagim.

“Jo vetëm që policia nuk është angazhuar në Shkodër por janë shitur emrat e personave që kanë raportuar dhe janë kërcënuar. Një informacion i datës 2 gusht 2022, niset nga bashkia e Vaut të Dejës. I niset kryeministrit Edi Rama, ministrit Çuçi dhe Gledis Nanon. Personi që nisi informacionin, informonte se në njësinë ku ishte drejtues administrativ kishte implikim të policisë lokale me personat që kultivonin kanabis.

“Kanë ndihmuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit”, thuhej në informacionin dërguar Ramës.

Në të gjitha rastet janë sasi të jashtëzakonshme parcelash. Është qesharake që të raportohet dhe nuk reagohet. Janë të paktën 48 parcela. Nuk janë aq të mëdha sa ajo e Velipojës, por është e çuditshme që të informohet Rama dhe Çuçi dhe nuk reagohet. Jo vetëm që nuk reagohet por janë kërcënuar me jetë ata që kanë denoncuar. Ky është një fenomen që u premtua t’i jepej fund por qarku i Shkodrës këtë sezon doli jashtë parashikimit”, tha Hoxha.

Latest news