Flash News
Abazovic speaks: Why did Montenegro vote against Kosovo in the Council of Europe
After Berber's arrest, Rama appoints a new director in charge of the Albanian Road Authority
An apartment on 'Zogu i Parë' boulevard in Tirana is engulfed in flames
Berisha: We were the first opposition to apply for NATO membership after the fall of communism
The former mayor of Fushë Arrëzi, Fran Tuci, is released from his cell
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Presidenti Ilir Meta reagoi pasi Komisioni Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë, duke vënë theksin te zgjedhjet.
Sipas Metës, “kjo rezolutë thekson edhe një herë problemet më të mëdha që ka Shqipëria përpara. BE e mbështet integrimin e Shqipërisë, por nuk do bëjë asnjë kompromis apo lëshim të kushteve të vendosura në 25 mars të vitit të kaluar.
Pra rruga evropiane kalon vetëm përmes plotësimit të të gjitha kushteve”.
Kreu i Shtetit theksoi se zgjedhjet janë kryekushti për çeljen e negociatave, duke e cilësuar një sfidë ët madhe dhe të rëndësishme. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga presioni dhe sondazhet që publikojnë herë pas here mediat.
"Zgjedhjet janë kryekushti për rrugën europiane, mos besoni asnjë lloj propagande. Qytetarët të mos ndikohen nga asnjë lloj presioni, as nga mediat e cunguara, as nga sondazhet e oligarkisë për të krijuar idenë e mosndryshimit dhe të përjetësisë së kësaj lloj kënete.
Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë të rëndësishme vetëm për katër vitet që vijnë por për 100 vitet që vijnë. Që Shqipëria të fitojë kredencialet demokratike, të jetë vend i besueshëm për tu anëtarësua në BE, të arrijmë vendet e tjera që kanë qenë pas nesh dhe na kanë parakaluar. Kjo është sfida më e madhe për të gjithë ne", shtoi Meta.
Presidenti apeloi për respektim të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit. I pyetur se kë do të mandatojë ai pas zgjedhjeve, Meta u përgjigj se duhet të respektojme vullnetin e qytetarëve.
“Të mos paragjykojmë rezultatet e zgjedhjeve. Mund të ketë surpriza. Duhet t’ja lëmë qytetarëve”, tha ai.