Flash News
After Berber's arrest, Rama appoints a new director in charge of the Albanian Road Authority
An apartment on 'Zogu i Parë' boulevard in Tirana is engulfed in flames
Berisha: We were the first opposition to apply for NATO membership after the fall of communism
The former mayor of Fushë Arrëzi, Fran Tuci, is released from his cell
Constitution of the PD-SP dialogue group, Bylykbashi: Priority is Electoral Reform
Meta paraprin rrëzimin e ligjit për Rinasin: Deputetëve u premtohet se do jenë në lista, ulin kokën e ngrënë kartonin
Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Kuvend dekretin për rishqyrtim të ligjit që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet. Në një konferencë për media, Meta tha se në 43 faqe dokument janë renditur të gjitha arsyet e kthimit të këtij ligji, ndërsa tha se shanset që deputetët të rrëzojnë këtë dekret janë të shumta, pasi sipas atyre u premtohet se do të hyjnë në listat e partisë në pushtet.
“Lidhur me këtë sjellje të Kuvendit që nuk reflekton ndaj kthimeve nga presidenti unë bëj detyrën time, në emër të institucionit që përfaqësoj.
Shpresoj të ketë reflektim ndonëse gjasat janë të pakta sepse jemi edhe në prag bërje listash dhe u premtohet të gjithëve për të qenë nëpër lista duke ngritur kartonin e duke ulur kokën, për çështje që rëndojnë interesin publik, megjithatë për çështjet dokumentacioni është i qartë, paralajmërimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe pa asnjë diskutim që nëse do kishim patur një reformë drejtësi të suksesshme kur nuk do kishte guxuar qeveria e kuvendi të bënte këto që ka bërë ndaj ju ftoj t’i lexoni, apo afera të tjera.
Të jeni të sigurt se pas 25 prillit cdo çështje do ndiqet me rigorozitet të plotë, cdo shkelje ligjore, ndaj ftova forcat e tjera politike që garojnë në zgjedhje që ta lexojnë me vëmendje”, tha presidenti.