Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro në Tiranë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro në Tiranë

Janë sekuestruar 300 mijë euro në Tiranë, në kuadër të finalizimit të operacionit policor "Start". 

Pasuritë e sekuestruara janë një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë.

Policia bën me dije se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi 42-vjeçari me iniciale Gj. (Sh.), Ll.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Start", gjatë të cilit u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Latest news