Flash News
Abazovic speaks: Why did Montenegro vote against Kosovo in the Council of Europe
After Berber's arrest, Rama appoints a new director in charge of the Albanian Road Authority
An apartment on 'Zogu i Parë' boulevard in Tirana is engulfed in flames
Berisha: We were the first opposition to apply for NATO membership after the fall of communism
The former mayor of Fushë Arrëzi, Fran Tuci, is released from his cell
Shkollat e arsimit parauniversitar do të bëjnë mësim edhe ditën e shtunë, duke nisur prej kësaj jave dhe për tre javët në vazhdim. Ky vendim është marrë nga Ministria e Arsimit për të zëvëndësuar katër ditët e fillimit të Janarit të cila u lanë pushim për shkak të situatës nga pandemia Covid-19.
Katër të shtunat mësim do të vijojnë deri në mbyllje të vitit arsimor për shkollat 9-vjeçare, të cilat përfundojnë më 8 Qershor, ndërsa provimet e arsimit bazë janë në periudhën 9-30 Qershor 2021.
Ndërsa shkollat e mesme do të përfundojnë një javë më vonë, më 15 Qershor. Për vitin shkollor 2020-2021 maturantët mbarojnë më herët, më 1 Qershor, pasi nisin sezonin e provimeve të maturës në periudhën 2-30 Qershor.
Për shkak se për një kohë të gjatë në shumë shkolla mësimi është zhvilluar online, drejtoritë kanë zhvilluar testime në çdo klasë pa vlerësim me notë, por ato shërbejnë për të evidentuar dobësitë e nxënësve dhe për të hartuar më tej planin për plotësimin e boshllëqeve në vijim.