Flash News

E-TJERA

Shpërblimi që do të marrin Valiev dhe Dudaev për medaljet në Olimpiadën e Parisit

Shpërblimi që do të marrin Valiev dhe Dudaev për medaljet

Dy medalistët e parë olimpikë me flamurin shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Veliev do të marrin edhe shpërblimet përkatëse nga buxheti i shtetit të parashikuar në ligjin e sportit.

Qeveria ka miratuar 14.7 milionë lekë të reja shpërblim për sportistët fitues të medaljeve olimpike me rezultatet të larta si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Fondet për të përballuar këtë shpërblim do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Në ligjin e ri të sportit të miratuar në vitin 2021, sportistët medalistë me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel në Ushtrinë Shqiptare.

Dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Veliev u futën në historinë e sportit shqiptar, pasi për herë të parë ia dolën që t’i sjellin vendin tonë, medaljet e para Olimpike në lojërat e “Paris 2024”.

Vlerësime të ngjashme, më herët, shqiptar ka dhënë edhe për xhudistët kosovare që morën medalje me rezultate spektakolare për flamurin e Kosovës në olimpiadën “Tokio 2020”.

Latest news