Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhe Spanja ‘ndeshen’ në Dusseldorf, kuqezinjtë shpresojnë kualifikimin

Shqipëria dhe Spanja ‘ndeshen’ në Dusseldorf,

 

Shqipëria dhe Spanja do të zbresin sot në Dusseldorf në sfidën e fundit të Grupit B për Euro 2024.

Kuqezinjve u duhet një mrekulli për të siguruar kualifikimin nga grupet në një takim me historinë, përballë iberikëve që deri tani kanë siguruar vetëm fitore.

Në grupin e ferrit, përballë Spanjës dhe Italisë, Shqipëria ka treguar lojë, klas dhe këmbëngulje për të shkruar historinë në Gjermani.

Si çdo ndeshje tifozët nuk do të zhgënjejnë për të veshur kuq e zi Dusseldorfin e për t’i treguar Evropës dhe botës, se janë fitozeria më e mirë.

Sylvinho është shprehur se do të kërkojnë me çdo kusht fitoren teksa pritet që në formacionin e sotmë të ketë ndryshime.

Latest news