
Flash News
Berisha: Olsi is also involved in Veliaj's hotel, why wasn't Erioni arrested for the 130 million euro theft?
Veliaj's trial tomorrow, the time of the hearing is revealed
Veliaj's arrest, Rama meets with deputy mayors at Tirana Municipality
Under investigation by SPAK, Bushka reacts for the first time: I will provide clarifications
Once in the campaign, today in prison/ Here are the Albanian VIPs who defend the theft of 86 million lek by Lali Eri?
Shifrat e institucioneve në Shqipëri tregojnë rritje të numrit të turistëve në këtë vend. Të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave - Instat, janë për tremujorin e parë të vitit 2024 dhe flasin për 1 milion e 700 mijë turistë, ose 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pushues dhe ekspertë të turizmit e ekonomisë thonë se turizmi në vend është shtrenjtuar dhe arsyet, sipas tyre, janë nga më të ndryshmet. Mehdi Olluri, nga Lipjani i Kosovës, zgjodhi që edhe sivjet pushimet t’i bëjë në Shëngjin pjesa veriperëndimore e Shqipërisë. Ai thotë se krahasuar me një vit më parë, çmimet janë më të larta.
“Ka rritje të [çmimeve të] ushqimeve në dyqane, në restorante, e gjithashtu edhe banesa është më e shtrenjtë se vjet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Të dhënat e operatorëve turistikë tregojnë se të gjitha produktet turistike janë shtrenjtuar. Kështu, një çadër me dy shezlonë nuk gjenden më me afërsisht 5 euro, por mbi 7 euro, e në disa zona në jug të Shqipërisë arrijnë deri në 50 euro. Edhe apartamentet që vjet mund të gjendeshin edhe me 25 euro, sivjet variojnë nga 30 deri në 100 euro për një natë, ndërsa dhomat në hotele nga 100 deri në 500 euro.
Çmimet, sigurisht, ndryshojnë nga zona dhe periudha - në korrik dhe në gusht janë më të shtrenjta. Mirilda Tili, gazetare e ekonomisë në Shqipëri, thotë se turizmi sivjet është më i shtrenjtë se një vit më parë, apo në krejt 5-vjeçarin e fundit. Arsyet, thotë ajo, lidhen me investimet në turizëm dhe tregun e punës.
“Është fakt që në vitin 2024 ka struktura të shtuara akomoduese, sepse edhe lejet e ndërtimit kanë qenë për 30-40 për qind më shumë se një vit më parë. Janë shtuar hotelet që tentojnë të sjellin brende, sepse janë të përjashtuara nga taksat dhe TVSH-në e kanë 5 për qind”.
“Kjo do të thotë se ka kërkesa për staf të shtuar, por se burimet janë të pakta, ka mungesë punëtorësh. Kështu që, ata pak punëtorë që gjenden, do të paguhen me paga të larta dhe, detyrimisht, kjo është kosto që faturohet te turisti”, thotë Tili për Radion Evropa e Lirë.
Si një problem të madh, ajo përmend edhe zhvlerësimin e euros.
“Rënia e euros ka sjellë rritje të çdo produkti turistik. Një vit më parë, euroja këmbehej me 109 lekë, ndërsa aktualisht këmbehet me 100 lekë ose më pak”, thotë gazetarja e ekonomisë.
Mbiçmimin e lekut e sheh si arsye kryesore të rritjes së çmimeve në turizëm edhe ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba.
“Paketat turistike janë rritur për 10-15%. Arsyeja kryesore është luhatja e madhe e euros”, sipas saj.
“Ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se kjo nuk ndodh për shkak të sezonit turistik dhe kërkesës së lartë, por për arsye të brendshme të qarkullimit joformal të parasë në ekonomi”, thotë Xhemani Baba.
Sipas saj, një prej arsyeve që ka rritur numrin e turistëve në Shqipëri është edhe shtimi i fluturimeve ‘low cost’, apo me çmime më të volitshme, ashtu si edhe i fluturimeve direkte nga disa qytete të Evropës.
“Tjetër arsye e rëndësishme është edhe marketingu ndërkombëtar që i është bërë Shqipërisë si nga burime zyrtare, nga vetë kryeministri dhe agjenci të turizmit, por edhe nga ata që njihen si influencues të opinionit”, thotë Xhemani Baba.
Ajo shton se rritja e numrit të turistëve është një trend në të gjithë botën dhe, në këtë aspekt, turizmi në Ballkan është ndër më të kërkuarit.
“Rreth 750 milionë njerëz në botë udhëtojnë çdo vit në vendet e Mesdheut dhe Shqipëria është pjesë e kësaj pakete”, thotë Xhemani Baba.
Ajo, po ashtu, vë re se ka shtim të turistëve individualë, që, siç thotë, udhëtojnë për aventura të ndryshme, e jo për turizëm plazhi, dielli a rëre.
“... sepse, aktualisht, në plazhe është njësoj si çdo vit tjetër. Jemi në fund të qershorit dhe plazhet gjatë javës janë thuajse boshe, por qytetet turistike janë plot - Tirana, Durrësi, Berati, Kruja, Shkodra, Gjirokastra, Saranda, apo edhe qytetet e vogla si: Gramshi, Belshi, Puka, Dibra, Përmeti, që ofrojnë turizëm të aventurës dhe trashëgimisë kulturore”, thotë Xhemani Baba.
Ajo dhe ekspertë të tjerë ngrenë shqetësimin, po ashtu, për mosdeklarimin e të ardhurave nga turizmi. Sipas saj, autoritetet e vendit nuk duhet të përqendrohen te numrat, por te të ardhurat.
“Nëse kemi të ardhura prej 4.2 milionë eurosh në vitin 2023 me 10 milionë turistë... i bie që një turist vjen për 4-5 ditë dhe shpenzon rreth 350 euro... Ose diçka nuk shkon me shifrat e turistëve, ose evazioni është shumë i lartë”, thotë ajo.
Sipas Fjerolt Ozunit, ekspert dhe operator turistik në Shqipëri, sektori i turizmit nuk është ende i qëndrueshëm.
“Ne duhet të mësojmë se si ta bëjmë turistin e huaj të shpenzojë këtu te ne. Duhet të mësojmë t’i shesim paketat në mënyrë të tillë që ata t’i harxhojnë paratë. Ka nga ato grupe që vijnë dhe thonë që nuk kemi se si t’i shpenzojmë... kishim parashikuar të shpenzonim më shumë”, thotë Ozuni për Radion Evropa e Lirë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga turizmi në periudhën janar-mars 2024 arritën në 778 milionë euro nga 624 milionë sa ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por, sipas tyre, një turist shpenzoi më pak se një vit më parë. Sivjet, një turist i huaj shpenzoi mesatarisht 513 euro, ndërsa në janar-mars të 2023-ës kjo shifër ishte 582 euro.
Më 18 qershor, Administrata Tatimore e Shqipërisë u bëri thirrje bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, ta deklarojnë numrin real të punonjësve si dhe pagat reale të tyre. Në letrën sensibilizuese u tha se do të nisin kontrolle fizike dhe se do të ketë edhe masa ndëshkuese. Vitin e kaluar, media ndërkombëtare e renditën Shqipërinë si një ndër destinacionet më interesante të atij sezoni veror, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme.
“Turizmi masiv i ka sjellë vendit shumë të ardhura, por duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore”, tha atëkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Për të përballuar fluksin e turistëve gjatë këtij sezoni, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, firmosi një urdhër për anulimin e lejeve të pushimit për punonjësit që kanë detyrë sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik. Sipas këtij urdhri, lejet anulohen nga data 20 qershor deri më 15 shtator./ REL
Latest news




Rama: SPAK has gone off the rails, Erion Veliaj will not be dismissed
2025-02-11 14:55:41
Berisha: Every candidate for MP will have the duty to register 300 immigrants
2025-02-11 14:37:25




VOA: Veliaj's arrest, Rama raises questions about the Special Prosecution Office
2025-02-11 13:59:17

Veliaj's arrest, Blushi: Attention cannot be diverted with dresses and jewelry
2025-02-11 13:45:49

What is Prime Minister Rama's job at the Municipality of Tirana?
2025-02-11 13:29:46



Veliaj's trial tomorrow, the time of the hearing is revealed
2025-02-11 12:59:02
They celebrated Veliaj's arrest, the police prosecute 8 citizens
2025-02-11 12:48:30
'The army of Chichikov's flatterers Veliaj!'
2025-02-11 12:38:33

Këlliçi: Bolino was pale and bowed down, his payer has gone to prison
2025-02-11 12:18:20
Three words about Mayor Veliaj
2025-02-11 12:00:51

Veliaj's arrest, Rama meets with deputy mayors at Tirana Municipality
2025-02-11 11:38:43



He didn't know that Bjondi would win, but he knew he was right...
2025-02-11 10:56:05

Tomorrow's session at the Criminal Court, Veliaj's lawyer goes to the cell
2025-02-11 10:36:56

Corruption Index/Transparency International: Albania increases by 5 points
2025-02-11 10:18:13

Rama "pleased": Out of 60 ministers, only 6 have problems with justice
2025-02-11 09:55:18
"Veliaj did not sign himself", journalist predicts the arrest of this minister
2025-02-11 09:40:09
Found dead in a reservoir, sentence given for the 4 murderers of Martin Çeço
2025-02-11 09:35:31
Meloni's last attempt to save the refugee agreement with Rama
2025-02-11 09:23:14
'Fu*k You'/ Ramën loses his temper in 'Sy m'Sy', hits the table...(video)
2025-02-11 09:19:53
Trump imposes 25% tariffs on all steel and aluminum imports
2025-02-11 09:01:38
Rama reacts for the first time to Veliaj's arrest
2025-02-11 08:58:46

The non-performing loan ratio fell for the eighth consecutive year in 2024
2025-02-11 08:34:30


Foreign exchange/ How much foreign currencies are bought and sold today
2025-02-11 08:05:18
Weather forecast for today
2025-02-11 07:37:55
HOROSCOPE/ Here's what the stars have predicted for each sign
2025-02-11 07:25:21
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-02-11 07:02:27



Lawyer reveals what Veliaj risks after arrest
2025-02-10 21:45:41
Berisha: Kosovo voted! Kosovo inspires!
2025-02-10 21:36:22



"River" of cash, around 4.2 billion euros circulated outside banks in 2024
2025-02-10 20:53:14



Veliaj's arrest, Balliu: Today the government also fell
2025-02-10 20:03:38

The elections in Kosovo, as seen by the world media
2025-02-10 19:45:29
Veliaj's arrest, citizens sing and dance at the detention center of 'Mine Peza'
2025-02-10 19:38:36
Chris LaCivita in Tirana: One non grata fell and another rose
2025-02-10 19:15:53


Bylykbashi-to the majority: What you have seen today is just the beginning
2025-02-10 18:58:38

How much did Trump's campaign manager cost the DP? Berisha: It's no secret
2025-02-10 18:36:51

63-year-old Albanian found hanged in Greece
2025-02-10 18:18:50






SPAK also arrests Veliaj's friend, Elman Abdule
2025-02-10 17:33:21


Veliaj's arrest/ The SP group meets, the deputies "shut up" their mouths
2025-02-10 17:14:15

Veliaj's arrest "breaks out" celebrations in front of the City Hall
2025-02-10 17:08:27

Paradox/ Meta's action movie-like arrest versus Veliaj's ceremony-like arrest!
2025-02-10 16:53:42
After Veliaj's arrest, SPAK also takes the SP MP under investigation
2025-02-10 16:44:54
Spak like Rama's media
2025-02-10 16:34:13



VOA: Prison arrest for Tirana Mayor Erion Veliaj
2025-02-10 15:58:15

Bardh Spahia appears in SPAK
2025-02-10 15:43:27

Romanian President Klaus Iohannis resigns
2025-02-10 15:21:38
'House arrest' measure for Ajola Xoxa not executed, she is abroad
2025-02-10 15:18:29
