Flash News
The Book Fair opens today
The population of Tirana has shrunk by 29 thousand inhabitants in the last decade
Morning mail/ With 2 lines: What was important yesterday in Albania
Greece, the 18-year-old Albanian lost his life after the fatal collision between two motorcycles
This is how many years in prison SPAK wants for Vangjush Dako
Shqipëria ka humbur 2-0 në sfidën me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas vetëm 3 minutash lojë, çekët kaluan në epërsi me golin e Tomas Chory. Ishte Nedim Bajrami i cili rrezikoi në minutën e 24-të, por që goditja e tij ishte jashtë porte.
Qazim Laçi pati një mundësi të artë për asistim, por që goditi topin më fortë se që duhej, duke e dërguar atë në duart e portieri çek.
Në pjesën e dytë u pa një angazhim më i madh nga lojtarët tanë, por jo efektiv.
Jasir Asani shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 52-të, kur vendosi të gjuante vetë, por që goditja e tij shkoi mbi portë, përkundër se u fut në zonë.
Chory ia doli që të shënonte edhe golin e dytë personal, kur realizoi për 2-0 në minutën e 63-të.
Kjo disfatë i shkakton jo pak probleme Shqipërisë, pasi në ndeshjen e dytë të tetori do të përballet me Gjeorgjinë, ku sërish janë mysafir.