Flash News

E-TJERA

April 25 elections, German analyst: Albania's problems will remain the same as with Rama or Basha in power

April 25 elections, German analyst: Albania's problems will remain the same

The April 25 elections in Albania will not solve the country's problems. According to German analyst Thomas Brey, they are deeply connected to the clientelist system created by parties in Albania or the Balkans.

Deutsche Welle: Albania decides on April 25 for the new parliament. You have been following the developments in the Balkans for years. How do you see Albania before these elections? 

Thomas Brey: I read that there is talk of decisive elections, it seems to me very stylized and exaggerated. I do not believe that they are so crucial, because regardless of who wins after the elections, so if Edi Rama stays, or the opposition comes to power led by Lulzim Basha, the problems that the country has will remain the same.

These are pandemic elections, we do not have that campaign with big rallies and loudspeakers, it has spent more on TV and social media. What effect does this "cooling of tones" have, or does social media create a situation where the one who knows how to better serve these media gets more votes and not the most compelling program?

The problem with social media is that they always give a boost to positions and a more extreme language. This is a special campaign certainly because of Corona, but I do not believe that such a campaign in times of pandemic would affect the erection of a bridge between opposite fronts or that would calm the dissatisfied.

Political rhetoric in this campaign is determined by the insult of the political opponent, and not as a debate of arguments. Why Albanian politics can not, 30 years after the change, develop, let's say at best, a language, as in Germany, where insulting the political rival is a "NoGo" and the confrontation takes place with arguments. Or is theatricality more preferred in the Balkans?

I think that the situation in Albania is typical for other Balkan countries. What we see, even in EU member states, such as Croatia and Slovenia, as far as northern Macedonia, is that we have two large hostile political camps, which are issued with a language of hatred to each other. Political culture is lacking, the degradation of the political opponent is used, the elimination as an opponent, and maybe even the physical attack on him. These are things that can not be imagined in Western Europe.

Dhe kjo kulturë politike mungon, sepse politika në vendet e Ballkanit është një biznes, ti mund të bëhesh dikush si person dhe të ecësh përpara me oportunizëm kur hyn në politikë. Kush dëshiron të bëhet dikush edhe në profesion në këto vende duhet të arranzhohet me të fuqishmit e t'i mbështesë ata. Por ky nuk është problem tipik i Shqipërisë, por e ndesh kudo në Ballkan.

E kur do të vijë dita e një kulture të tillë politike si në Evropën Perëndimore?

Kriminaliteti, korrupsioni, frikësimi i mediave dhe i drejtësisë, e sidomos liderë politikë të plotfuqishëm, shikoni Serbinë me Vuçiçin që sundon plotësisht, apo Edi Ramën në Shqipëri, këto janë probleme që duhen zgjidhur për të krijuar një kulturë politike si duhet, por një kulturë e tillë debati duhet menduar në plan afatmesëm. Këtu luan rol të rëndësishëm arsimimi, mënyra e edukimit nga mësuesit, duhen ndryshuar kurrikulat në shkolla, mediat duhet të krijojnë një kundër-opinion, duhet investuar në përgatitjen e gazetarëve, duhet shkëmbimi rinor me Evropën Perëndimore, që rinia ta kuptojë, që nuk ka pse të jetë si modelet në vendin e vet.

Fushata aktuale po përqëndrohet më shumë tek individi se tek programi politik. A është më e lehtë në shoqëritë postdiktatoriale t'ua marrësh mendjen njerëzve me kultin e të fortit dhe atij që imponohet, pa parë se sa bindëse janë përmbajtjet?

Absolutisht! Vihen re dy gjëra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Lideri i fortë. Të gjitha sondazhet tregojnë madje se edhe të rinjtë duan një lider të fortë kombëtar, që ta ndjekin. Ky është problem i madh, pasi ky lider i fortë që jep drejtimin në gjithçka, kthehet gati si në një zot, që vendos me gishti lart apo poshtë. Sistemi klientelist kudo në Evropën Juglindore funksionon kështu. Në krye "lideri" sundues që vetëm formalisht zgjidhet nga baza, sepse ai e ka kapur me luftë pozicionin e tij. Ky "lider" vë besnikët e tij në pika të rëndësishme, në ekonomi, në media e drejtësi. Ata mund të bëjnë bizneset e tyre private të korruptuara, por duhet t'i mbeten absolutisht besnik "liderit" e të kujdesen që sistemi klientelist të forcohet. Me mbështetje në para për partinë, me mbështetje mediatike apo "zbrapsjen" e atyre që mendojnë ndryshe, nëse ata i drejtohen drejtësisë. Kjo zhbën programet e partisë dhe ideologjinë e një partie, këto nuk luajnë më ndonjë rol, dhe gjithçka reduktohet në biznes. Nëse flitet për taksën e sheshtë, infrastrukturën apo librat falas - këto janë vetëm fjalë, hedhje hi syve për të fshehur parimet e vërteta të sundimit.
Vitet e fundit në Shqipëri ishin mjaft turbulente. Partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me klanet e krimit, opozita ngriti zërin kundër qeverisë për këto lidhje me krimin dhe blerjen e votave, pati publikime përgjimesh, protesta.

Një reformë e ligjit zgjedhor synon të pengojë shitblerjen e votës dhe të mbajë larg nga parlamenti individët me të shkuar kriminale. A besoni se kjo do të sjellë ndryshimin, një Shqipëri pa shitblerje vote në zgjedhje?

Mendoj se ligji i ri zgjedhor është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Problemi është a do të implementohet ky ligj zgjedhor. Kam frikë se problemi i blerjes së votës në të gjitha vendet e rajonit është pjesë integrale e sistemit. Që do të thotë, se vetë njerëzit e kanë bërë të vetën këtë, dhe nuk do thonë menjëherë, ok e kuptoj, kjo nuk bëhet, se është jodemokratike, kriminale e ilegale, dhe do ta ndryshojmë sjelljen tonë. Do të binte ndesh me përvojën njerëzore, që na kujton, se ajo që është bërë për vite e dekada, nuk lihet menjëherë mënjanë, prandaj nuk më duket realiste.

Ekonomia është një temë qendrore në fushatë, opozita ka bërë pjesë të fushatës ndalimin e brain-drain dhe mbajtjen e të rinjve në vend. Kurse zërat të tjerë nga pozita thonë, se me rrogat që ofrohen në vend dhe duke patur Gjermaninë një orë larg e njerëzit shohin dallimin sa fitojnë, vështirë se mund t'i mbash dot njerëzit A është ky vetëm një problem rrogash?

Nuk e besoj, megjithëse arsyet ekonomike qëndrojnë në plan të parë, kjo është e vërtetë. Këta qindra mijëra njerëz që largohen, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera, Serbia, madje edhe Kroacia si vend anëtar në lindje po shpopullohet, pa harruar Bosnjen. Të rinjtë e kualifikuar emigrojnë, sepse nuk shohin perspektivë. Mund të them duzina shembujsh nga përvoja personale, ku të rinjtë thonë, unë do të qëndroja me dëshirë, natyrisht, por nuk shoh shans për jetën time këtu, sepse politika këtu sundon gjithçka, sepse zëri i ekspertit nuk dëgjohet, sepse gjithçka kalon përmes lidhjeve dhe korrupsionit. Natyrisht edhe pse rrogat janë të ulta. Por rrogat nuk duhet të mbesin patjetër kështu, ato mund të zhvillohen, nëse ekonomia ecën. Politikanëve që sundojnë gjithçka u shkon për shtat një emigrim i tillë. Sepse ata që largohen, të rinj të mirëkualifikuar, janë zëra kritikë, që nuk e pranojnë gjendjen politike si është, e kur ata ikin, është më mirë për këta politikanë.

Pavarësisht premtimeve elektorale, dhe simpative politike që kanë qytetarët, vihet re një mungesë besimi, kjo tek çdo forcë politike. Për të marrë një vend duhet të jesh militant ose të paguash, thuhet në vend, nuk ka rëndësi kush fiton. Pse është kaq e thellë kjo mungesë besimi?

Duhet të hedhim një vështrim në histori për këtë. Në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë ka një traditë shekullore që populli, "raja" (vegjëlia, shën red.), pra masa nuk e sheh veten të përfaqësuar nga politikanët drejtues, le të themi më mirë pushtembajtësit, e ka një kundërshti të natyrshme mes popullsisë në tërësi dhe pushtetmbajtësve. Le të marrim një shembull doli një ligj i ri, nuk bëhet fjalë ta zbatojmë këtë ligj, por hero është ai që ia del të gjejë boshllëqet e ligjit për ta anashkaluar, për t'ua hedhur atyre atje lart, për t'i luftuar me armët e tyre. Shikoni njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani, si rregull ata janë punëtorë të mirë dhe korrektë. Ata respektojnë rregullat, janë të disiplinuar dhe gati nuk dallojnë aspak nga kolegët e tyre gjermanë. Por sapo ata kthehen në shtëpi, ndodh diçka me ta, sikur diçka bën "klik", nuk i respektojnë më rregullat po duan t'u ikin atyre. Kjo është çështje mentaliteti.

Edhe diçka mbi mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, a do të jenë këto zgjedhjet që do t'i japin fund periudhës së gjatë të zgjedhjeve të kontestuara në Shqipëri, pra që vendi të tregojë, se është i aftë për zgjedhje normale, e me këtë të përfundimisht të hapet rruga për Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE?

Kjo është çështja më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve. Nëse këto zgjedhje pak a shumë zhvillohen si duhet, po them pak a shumë, dhe vëzhguesit e OSBE nuk shohin manipulime të mëdha, duke lënë mënjanë ato defeket e vogla, ky do të ishte një hap në drejtimin e duhur drejt një jete politike më normale në Shqipëri. Megjithatë pavarësisht rezultatit nuk besoj në ndërrimin e kulturës politike menjëherë. Nuk besoj se problemet do të zgjidhen pavarësisht kush fiton, por një ecuri e rregullt e zgjedhjeve do të jetë për vendin një hap përpara. DW


* Dr. Thomas Brey is an assistant professor at several German universities for political science and journalism. As a political analyst he has for years headed the office of the German news agency, dpa, for Southeast Europe.

Latest news