Flash News

E-TJERA

Zjarr i qëllimshëm në Berat, shpëtohet kurora me pisha

Zjarr i qëllimshëm në Berat, shpëtohet kurora me pisha

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të kurorës me pisha, në fshatin Veterrik në Berat. Zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt pishave, i favorizuar nga temperaturat e larta.

Pas njoftimit të marrë, në zonën e zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrfikëseje me 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 300 m2 me shkurre e ferra, ndërkohë që fatmirësisht nuk u prek nga zjarri dhe shpëtoi pa u djegur kurora me pisha.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse se po monitorojnë disa vatra të vogla zjarri për të shmangur riaktivizimin e tyre.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Latest news