Flash News

Kosova

E rëndë në Kosovë/ Babai plagos me thikë të bijën

E rëndë në Kosovë/ Babai plagos me thikë të

Një 44-vjeçar i cili ishte në gjendje të dehur ka plagosur vajzën e tij 21-vjeçare në Prizren. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:10. 

Babai i 21-vjeçares ka qenë në gjendje të dehur kur ka therur me thikë të bijën e cila ka marrë plagë në trup. Pas ngjarjes ajo është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë: 


“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.

Më tej bëhet me dije se autori është nën akuzë për veprën penale “Vrasje-në tentative”, ndërsa është lëshuar një aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka pohuar ai.

Latest news