Flash News

OPINEWS

Abortions

Abortions

By Ervin Hatibi

For the first time, the "Albanian transition" ended faster, within a few weeks, exactly at 14:05, on 20. 02. 1991, filmed from all sides in the center of Tirana, by local and foreign professional teams, without distinguishing kush.

Since then, the "Albanian transition" has continued to end erratically, until today, thirty years later, and who knows how many other years further, inexhaustible. Because so many things are impossible for so many people, the collective hunger to wrap within a body of a life, without dying and without aging, the transition from misery to well-being, from dictatorship to democracy, from the east to the west, from fragmentation to national unity, etc., and perhaps not quite so or quite in this order, contradictory, and always except with a name that confuses. Hydra of Lerna.

Regularly, the "Albanian transition" ends unnoticed, always without celebrating the end, because transition means promise and promise means hope and hope, even though he is the last to die, they make him up and comb him and change his dresses every day - tribune puppets raising their hands to that of the leader (two rigor mortis fingers) in front of the paid crowd with enthusiastic debate moderators stinking dogma on every nightly plenum screen, dead hope multiplied in thousands of copies, end wrapped penelope cloth in tailoring accounts of the shore next to it, decorative scarecrows during cocktails in the second armored garden of the mandate embassies in a row, identical.

That the "Albanian transition" was not merely a concluding historical period or strategic curriculum inscribed between ceremonial leather covers (each sheet of the program, a Borgesian "white check" where he could project film after film), nor architectural style or theological current it was not the "Albanian transition", not even just an alchemical formula, kissed by the air, opium for the people, which we absorb through media broadcasts, a consensual product of a kind of joint stock company, where almost everyone participates, most without knowing it, under the effect of that same teleological opium, which after we have inhaled, we release to re-absorb others, a closed circle around a corpse. Almost national identity in conditions of deformation without return of all the security of socialism, the "Albanian transition" kept us together, even a few, gave us minimal affiliation and solidarity, like that table with itineraries and schedules at the airport, where we all look and become one in that direction, despite the different directions we want to go, flights today are still blocked by a new tornado, like thirty years in a row. Since the "Albanian transition" after so long, in fact, has coagulated and become a country.

* * *

Herën e parë “tranzicioni shqiptar” përfundoi shpejt e shpejt, saktësisht në ora 14:05, siç deklamon zëri i komentatorit televiziv të kohës, teksa një masë e madhe qytetarësh, pas një tangoje relativisht të gjatë me forcat policore (këta sulmo, ata tërhiqu, ata sulmo prapë), arrin të përmbysë statujën e Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit, data 20.02.1991. Më shumë se koreografët a historianët e artit – antropologët, në mos thjesht seksologët, na kanë borxh edhe sot e kësaj dite një fjalë të munguar mbi këtë dasmë të çartur, me mijëra e mijëra krushq që derdhen të rrëmbejnë dhëndrin si të qe një nuse, e mbrojtur nga dasmorë të armatosur me helmeta e pastorë gjermanë, që duhet të shkërbejnë me dhunë ekstreme mbrojtjen e saj, deri në pikën kur nuk është më lojë: fjala është prerë, Enverit i ka ardhur dekiku të shkojë.

Për propagandën komuniste, Enveri ishte, me pak fjalë, kryearkitekti i mrekullisë shqiptare, ndërsa për simotrën paskomuniste ai vijoi të ishte po aq gjenial e vetmitar, kryearkitekti i katastrofës, 50 vjet rresht, në 28 000 kilometra katrorë rreth e qark e përtej. Vetë stili i gjithë kësaj dukej si shumë i dëgjuar. Fjala bie, kreshendot e karikatorëve me enumeracione, hiperbola sallash gjyqi popullor, dukeshin aq familjare, si t’i kishte shkruar vetë Enveri për ndonjë armik serial të tipit Koçi Xoxe apo Mehmet Shehu. A nuk kishin qenë ata shkaktarët kryesorë të krimeve dhe sabotimeve, por që fatmirësisht ishin zbuluar e ndëshkuar periodikisht në momentin e duhur, më mirë vonë sa kurrë? A nuk ishte edhe Enveri, sipas radhës, shkaktari i gjithë të këqijave, por që fatmirësisht ishte zbuluar e ndëshkuar, si përherë, në kohën e duhur? Gati po ata ventrilokë që vetëm disa muaj më parë kishin mbajtur dekada me radhë mbi supe marionetën e Enverit, për të trembur reciprokisht sho-shokun, ishin kaq të besueshëm tanimë kur e shkelnin me këmbë – sidomos Enverin e tjetrit! Sa udhëheqës të urryer komunistë kishim zvarritur kështu përtokë ndër vite, fill pasi i kishim duartrokitur?

Në një moment lodhjeje nga numërimi i gjithë ish-komunistëve të përfshirë në gurëhedhje të përqendruar tek Enveri, spektakli mund të interpretohej si një çështje e brendshme e organizatës: Partia po pastronte radhët nga armiku i brendshëm i radhës, kësaj here nga ai më i madhi fare! Pas kësaj Partia do të dilte, si zakonisht në të tilla raste, më e pastër, më e fortë se kurdoherë.

Njerëzia shqiptare si në një festival të madh voodoo i theu bustet e përmendoret e diktatorit, ia dogji a ia hëngri letrat, e shau dhe mallkoi në tirazhe të larta. Hierarkia e vjetër, në anën tjetër të një shilarësi force dhe dobësie, kishte braktisur në duart damarfryra të shesheve vetëm ambalazhin dhe etiketën e diktaturës gjysmëshekullore. E kishte braktisur, sipas gjithë gjasave, pa shumë dhimbje, sepse ambalazhi ishte vjetruar dhe kështu jokompetitiv për kapitalizëm, a pse për të shpëtuar thelbësoren, masave eksplozive u duhej dorëzuar diçka jojetike si objekt shfrimi. Masakra mbi pelushin e kuq të bishtit të diktaturës do të duhej natyrshëm të vononte për disa kohë pjesën jo edhe aq simbolike të fillimit të një procesi mbi ata që ishin diktatura, proces që përveçse moral dhe politik, duhet të kishte doemos dhe përmasën e vet penale dhe ekonomike, edhe duke ditur se viktimat nuk mund t’i ringrije dot më nga gropat e pushkatimit, as nuk mund t’u riktheje rininë apo t’u zhbëje poshtërimin, as nuk mund të rithemeloheshin familjet e ndara nga vitet e burgut apo të rishkolloheshin e riushqeheshin të privuarit e plakur dekadave me radhë, as mund të shpaguhej dot dëmi i shkaktuar në po aq dekada grabitje të mallit e gjësë. Megjithatë, mund të dënoheshin ata që kishin torturuar e kishin abuzuar edhe mbi ligjet e diktaturës, madje edhe ata që me shfajësimin që nuk iu pranua pas lufte krerëve nazistë, thjesht “kishin zbatuar ligjet e kohës”, pa u sëkëlldisur nga gjaku. Së paku kështu mund të niste një rindërtim i mekanizmave vetëmbrojtës të shoqërisë, duke shpallur se krimi thërret ndëshkimin, kudo e kurdo, përndryshe vrasja e pandëshkuar trimërohet e shfaqet e shumuar në çdo vrasje tjetër në të ardhmen.

Midis gjithë kësaj pritshmërie turbulluese, përfaqësia formale e zërit të shesheve, artikuloi brenda një parulle atë çka do të bëhej themeli i shoqërisë së re shqiptare: “Të gjithë bashkëfajtorë, të gjithë bashkëvuajtës!”. I vetmi që nuk kishte vuajtur u shpall aty për aty Enveri.

Ky lloj i ri socializmi, që shoqërizonte dhe barazonte si plagët, ashtu edhe kërbaçët, nënkuptonte se të gjithë kishim qenë nga pak edhe i burgosuri, edhe torturuesi në burgun e Burrelit, me përjashtim të faktit se, përveç një duzine, disa kishin qenë vërtet ose vetëm të burgosur, ose vetëm torturues, si edhe me një përjashtim tjetër edhe më shqetësues: disa kishin vdekur nën torturë, duke përmbyllur në vetëvrasje ciklin bishtgëlltitës bashkëfajësi/bashkëvuajtje. Shteti i ri, dalë me gjasë nga sheshet e protestave, vendosi të hapë disa procese light kundër eksponentëve drejtues të diktaturës. Këto jo më kot u arkivuan në kujtesën e të gjithëve nën emrin “gjyqet e kafeve”, pse si duket, drejtuesve komunistë iu numërua për faj ndonjë ekses i papërligjur në shpenzime, p.sh., në konsumin e kafesë, por jo mortet, me rastin e të cilave u pi kaq shumë lëng i hidhur. Refreni shekullor, zemërthyes “Imzot, mos na lerë pa kahve!” i Muçi Zade plakut dukej sikur kërkonte, po në fakt vazhdonte të ofronte zgjidhje.

Riti iniciatik i kalimit në shoqërinë e re demokratike e pluraliste ishte shënuar, si në Ditën e Verës, nga kapërcimi i dordolecit të përflakur të Enverit. Ai ishte bërë kurban, që hierarkia e vjetër të kalonte gati e paprekur matanë, ai ishte fishekzjarri vetmitar, nën të cilin duhej të festonin fitoren e dobët viktimat në fund të hierarkisë. Me të rënë në tokë hiri shëlbyes, mori fund edhe Tranzicioni, ndonëse vazhdojnë të na mbushin mendjen se ende s’kemi dalë prej tij.

* * *

Ndërsa ideologjia nacional-komuniste praktikisht përmbyllte historinë, duke i dhënë fund brenda bunkerit të fildishtë buzë Adriatikut, me fokusin tek “arritjet” e stacionuara, ideologjia e mëpastajme, përkundrazi, ushqen me tranzicionin drejt Atlantikut, ku nuk po kemi të arritur. Me ideologjinë e parë, vendi kishte triumfuar mbi kohën: “bahçeja me lule” posterash ishte ndërtuar; por në fantazinë e dytë gjithçka është çështje Kohe: ja edhe pak e do të shkojmë në Europë, ku e kemi vendin.

Dhe jo se do shpërnguleshim gjëkund si u shpërngulën emigrantët që zbrazën qytete e fshatra: bëhet fjalë për parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, bëhet fjalë në fakt për ta ndërtuar përnjëmend këtu Amerikën që socializmi e la veç në postera. Në çdo rast bëhet fjalë për dinjitet, për një ngjitje lart. Dhe mu për këtë u vendos të ngrihej në mes të kryeqytetit një rrokaqiell gjigant.

“Ngrihem nga shtrati avash; këmbët lëvizin drejt dritares së madhe dhe sytë përballen me ujin e palëvizur, të pistë, të populluar me bimë kënetash, letra, kanoçe, zhumile e lloj-lloj hedhurinash të lokaleve-hane që ndodhen sipër në krye të Gropës së Hajdinit.

“Gropa e Hajdinit” ka tash katër vjet që ka nisur të gjëllijë si tog fjalësh në gjuhë, të lëvrohet në biseda, të përdoret krahas proverbave dhe frazeologjizmave të kohës së stërgjyshërve tanë. Një ditë ajo do të shënohet edhe në Fjalorin e Gjuhës Shqipe në artikullin “grope” për të pasuruar grupin e njësive frazeologjike të gjuhës sonë. Anës sime ia kam shpjeguar historinë e gropës dhe Ana sigurisht do t’ua tregojë fëmijëve të saj duke nisur rrëfimin: “Na ishte njëherë një Hajdin i pasur, që erdhi në vendin tonë të varfër. Atdheu ishte i shkatërruar, i dreqosur, plot të këqija. Ky Hajdini donte të ngrinte një rrokaqiell me pesë yje, që të matej me malin e Dajtit e që të zotëronte tërë Tiranën. Erdhën makina të mëdha nga Italia, u hap gropa e thellë për themelet, por paret iu mbaruan të kamurit Hajdin, pasi ushqente mjaft veta që e ndihmuan në hapjen e gropës. Ai iku, gropa mbeti, mbeti si një gojë e madhe, e cila thëthinte ujërat që binin nga qielli e pisllëqet që vinin nga toka e qeniet mbi tokë…”

* * *

Kështu shkruante më 1995-n, në revistën “Përpjekja”, Elona Agolli, e bija e poetit.

Gërmuar për themel në ditët e para të lirisë dhe kapitalizmit, e fill pastaj braktisur, gropa hapi tejpërtej boshin e vet për në shekullin tjetër, siç vrima e gjilpërës futet në pe, duke mbetur në mes të Tiranës dëshmi e së kaluarës që nuk donte të kalonte – në pritje të mbushej nga ndonjë e tashme që nuk po ndodhte.

Se na premtuan Europën e na dhanë gropën – thotë popullorçe, pak a shumë, ajo rima e njohur “antiparti”, e testueshme për dendësinë folklorike të shpërndarjes së vet në internet (kliko për kundërshtinë eskatologjike Europë-Gropë). Në mes të Tiranës, strategjikisht vendosur huntingtoniane midis Teatrit të Operës e Baletit (Perëndim) dhe Teqesë Halvetie (lindje), monument gdhendur nën dhè dy dekada rresht, në negativ më i larti monument kushtuar momentit kur do të rroknim qiellin, gërmo si i burgosuri gjer kur të shpërthejë dritë.

Po cili ishte sabotuesi i themelit? Komunizmi apo korrupsioni? Kapitalizmi apo kapitalisti? Apo kosovari? (Kur reagoi në shtyp ndaj një pamfleti polemik të Rexhep Qosjes, artistit Maks Velo i voliti ready-made Gropa e Hajdinit si greminë elokuente e dasisë ndërshqiptare: “Para pesëmbëdhjetë vjetësh erdhi në Tiranë një tjetër kosovar, Ajdin Sejdia, që na bëri një gropë në mes të Tiranës. U deshën pesëmbëdhjetë vjet që gropa të mbushej prapë. Qosja në këto ditë që gropa u mbyll, hapi një tjetër gropë, një gropë virtuale. Gjithmonë këtë do të bëjnë kosovarët me Shqipërinë?”.

Zgafella e futurizmit të abortuar shqiptar, nën rrëpira ngjyra-ngjyra mbeturinash që i vërshojnë katëranësh, ngjethur mes bimësish të egra që e zaptojnë në vite, gërmuar në origjinë si themel për një Kullë Babeli me fantazinë për krenari e zotërim, e cila prodhon vetiu fraksione ndërluftuese, gjuhë mosmarrëveshëse. Dhe nuk ka nevojë për ndonjë ndëshkim formal që të përçahen ndërtuesit e saj: vetë natyra vertikale e kullës prodhon konfliktin kat më kat, formëson vetiu klasa e kasta përmbi njëra-tjetrën, që do ta rrënojnë dikur kullën në luftën për të mbizotëruar, ndoshta që në projekt.

Fakti që kulla nuk po ngrihej, tregonte sikur gropa vazhdon të mihej tek përbalteshin neonet nëpër themel si mirazh, neonet e reklamave nokturne të Tiranës, vitin tjetër.

* * *

Në pritje të përmbushet premtimi, themeli i zbrazët i rrokaqiellit që duhej ëndërruar vit për vit e më i lartë u kthye në pikën më të dukshme të nënbotës tiranase. Vetëm një zgjatje koke mbi hon dhe veprimtari e dukuri që vetëm disa metra më sipër bëhen skandaloze e të dënueshme, normalizohen disa metra poshtë në krater. Tëhuajzimi skenik që prodhonte poshtë gropa me qytetin përreth si amfiteatër, bënte të mundur çkamos, paradoksalisht.

Romani i Idlir Azizit “Mandakall, ose një vrimë që hapet në realitet zor se mbyllet” (Zenit 2009), pjesë e një trilogjie të tranzicionit, siç deklaron autori, përtej evokimit në titull, regjistron përmes letërsisë në histori Gropën e Hajdinit si poligon i vrazhdë prostitucioni proletar, me muratorë gollobordas, rrafshdukagjinas e kuksianë rrethinash, oficerë a ushtarë që në atë punë e sipër fshehin si struci kapelën në sqetull, në qiell të hapur, nën kupolën me afresket e skandalizuara të kureshtarëve, mbledhur rreth, sa e sa metra përmbi.

Zonë e përshpejtimit të distopisë, me gravitet të shtuar pikërisht prej afërsisë së pabesueshme me urbanistikën dhe kryeshenjat e pushtetit, Lazarat plus Gërdec, krenim i skandalit dhe paligjshmërisë, për të përligjur më tej skandal dhe paligjshmëri. (Nëse shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është atribut madhor i pushtetit, Gropa i bie të ketë qenë simboli kryesor i pushtetit për të pezulluar normalitetin, si e pezulloi në dekada, me justifikimin e Tranzicionit.)

Por raportet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e futën gropën më specifikisht në histori anglisht si “Hajdin Sejdia’s Hole”: pika tiranase e vlimit për “cruising” LGBT. Komunikatat policore pas aksioneve të rregullta në gropë hutonin ekranet me profilet e të pandehurve në prostitucion, kryesisht transvestitë, bri kursit zyrtar të këmbimit të emrit: Bashkim G., i njohur si Zhulieta, Zarif P. , i njohur si Anxhelina. Vijon lista.

Ekstraterritorialiteti brenda së ardhmes i gropës së rrokaqiellit fiktiv, atij që do të kapërcente ylberin, ia mbërriti në mënyrën e vet ta provokojë përfundimin e ritit të tranzicionit, kushedi sa vjet para afatit – gjithnjë duke iu referuar komunikatave të Policisë.

Until a beautiful day in 2006. While the traditional parks and houses, cinemas and stadiums of the capital were crushed daily under high-rise buildings, the monumental foundation of the skyscraper terminated the pregnancy so long and suddenly closed flat, to ironically turn into a garden that trampled under our feet already all that endless climb.

(Taken from Medius magazine)

Latest news