Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Eni Çobani bën aksident me ish-ministren Tahiri, mesazhi prekës i Ardit Gjebreas: U rrokullise 20 m në përrua, Zoti nuk të mori pranë vetes
Moderatori Ardit Gjebrea i ka dedikuar një mesazh prekës juristes së njohur Eni Çobani, e cila pak ditë më parë u përfshi në një aksident me makinë, bashkë me ish-ministren për dialog në Kosovë, Edita Tahiri, në një zonë malore pranë Tropojës.
Fatmirësisht, nga aksidenti të dyja zonjat kanë shpëtuar mrekullisht, me lëndime të vogla. Kolegu i saj i spektaklit “E diela shqiptare", Ardit Gjebrea i dedikon një status prekës, ku i shkruan:
Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani... u rrokullise disa herë me makinë - natën, borë, mbi 20 metra në fund... në përrua.
E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!
Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!
Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër...
Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!