Flash News

KRYESORE

Eni Koçi ‘harron’ Berishën, lind dashuria për Veliajn. Kryebashkiaku: Është shembull për të rinjtë që mendojnë që ky vend s’bëhet

Eni Koçi ka qenë një ndër ato këngëtare që kanë mbështetur gjithnjë Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Aq e madhe ishte kjo mbështetje, sa që motra e saj, Greta Koçi, u punësua në Ministrinë e Brendshme në fund të mandatit të dytë të qeverisë Berisha.

E megjithatë, duket se Eni ka gjetur një tjetër dashuri, bëhet fjalë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin çuditërisht kanë filluar ta dashurojnë të gjithë këngëtarët në Shqipëri, ndërkohë që një pjesë e tyre janë paguar nga bashkia me taksat e qytetarëve për disa koncerte.

Eni i është bashkuar Veliajt në mbjelljen e disa pemëve në parkun e liqenit artificial, vendim që është mirëpritur nga kryebashkiaku.

Ja si e vlerëson Erion Veliaj këngëtaren Eni Koçi: “Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e këngëtares Eni Koçi, që iu bashkua fushatës, si përfaqësuese e gjeneratës së re të artistëve të talentuar. “Dua të falenderoj shumë Enin që përfaqëson një gjeneratë të re artistësh. Ky është mesazhi që duam të japim për shumë të rinj që mendojnë që ky vend s’bëhet”, u shpreh ai. Ndërsa, Eni Koçi i kërkoi të gjithë të rinjve që të bashkohen në këtë nismë për të lënë një gjurmë në krijimin e një mjedisi të pastër.”

Të fundit