Flash News

KRYESORE

Enkel Demi: Gazetaria profesion i vështirë, shpesh varesh nga humoret e të tjerëve

Enkel Demi: Gazetaria profesion i vështirë, shpesh varesh nga humoret

Gazetari Enkel Demi ishte i ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ku ndau këndvështrimin e tij për profesionin e gazetarit.

Me një karrierë të gjatë në radio dhe televizion, Enkel Demi u shpreh se gazetaria është profesion i vështirë dhe ende sot një profesion i pastabilizuar, ku shpeshherë varesh nga humori i të tjerëve.

Demi theksoi se tregu i gazetarisë në Shqipëri është i vogël ndaj edhe shpesh gazetarët bien ‘viktimat’ e këtij tregu.

“Mendoj që ky është një profesion i vështirë, por është ende një profesion i pastabilizuar dhe shumë shpesh ti varesh nga humoret e të tjerëve. Gjë që do të thotë që mbas kaq vjetësh karrierë, mund të gjendesh edhe pa punë dhe pa të ardhurat e tua mujore, ndërkohë që ke dhe ca përgjegjësi të tjera. Fatkeqësisa e kësaj është se nuk ankohesh dot, se ngaqë të kanë parë ditë për ditë në televizor thonë dhe ky ka halle dhe duhet të mbyllësh gojën dhe duhet të durosh edhe në këtë lloj mënyre. Tregu i Shqipërisë është i vogël dhe shumë shpesh ne vetë jemi viktimat e këtij tregu, por është një gjë që ne nuk e tregojmë asnjëherë”, tha Demi.

Të fundit