Flash News

KRYESORE

Enkel Demi: Ka prostitucion në media dhe e bëjnë njerëz të njohur

Enkel Demi: Ka prostitucion në media dhe e bëjnë njerëz

Gazetari Enkel Demi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Tempora' në Ora News, i pyetur nëse ka seksizëm në media, u shpreh që një fenomen i tillë ndodh. Ai shtoi se në media ka prostitucion që fatkeqësisht e bëjnë njerëz të njohur, por pa përmendur emra.

"Ekziston seksismi në media dhe është ambient i ndyrë. Shpesh paragjykohesh nga pamja jashtme ose nga mënyra sesi prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka prostituticion në media. Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur. Shumë shpesh viktima janë vajza të vogla po edhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë", u shpreh ai.

I pyetur më tej nga Sonila Meço se kush janë shkaktarët, Enkel Demi tha, "Janë ata që kanë gjëra në dorë, pushtetin në media dhe nuk janë pronarët e medias".

Të fundit