Flash News

KRYESORE

Enkelejd Alibeaj për marrëveshjen e 18 majit: U investuam me naivitet...

Enkelejd Alibeaj për marrëveshjen e 18 majit: U investuam me

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e 18 majit, e cila konsiderohet tashmë e prishur nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Alibeaj tha se opozita u investua në atë marrëveshje me mirëbesim dhe naivitet për t’i dhënë një mundësi vendit, por kryeministri Edi Rama e shpërdoroi këtë besim.

“Ne u investuam te marrëveshja e 18 majit por pamë se si me cinizëm ky kryeminisër shpërdoroi besimin e opozitës dhe jo vetëm të opozitës për të të gjithë shqiptarëve. Në këtë marrëveshje u investuam me mirëbesim dhe po të doni edhe me naivitet, për t’i dhënë një mundësi vendit. Por ky vend nuk do të gjejë kurrë paqe nëse nuk kthehemi te moraliteti”, tha Alibeaj.

Gjithashtu, Alibeaj kritikoi ashpër qeverinë për programin e prezantuar për katër vitet e ardhshme.

Të fundit