Flash News

KRYESORE

Eno Bozdo tregon 'aftësinë mjeshtërore' të Erion Veliajt: Gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur

Eno Bozdo tregon 'aftësinë mjeshtërore' të Erion

Sekretari  Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin shprehet se ka vetëm një aftësi, “të gënjejë pa u skuqur dhe pa u zverdhur” .

Bozdo ka marrë shkas nga fjala e Veliajt sot, ku tha se pas 2 vitesh ka përfunduar dhe projektin e Bulevardit të Ri, projekt që sipas Sekretarit Organizativ, Veliaj e gjeti të gatshëm nga Partia Demokratike.

REAGIMI I PLOTË I ENO BOZDOS:

E vetmja gje per te cilen duhet vleresuar Erjon Veliaj, eshte aftesia e tij mjeshterore per te genjyer pa u skuqur e zverdhur: sot tha se pas dy vjetesh ka perfunduar projektin e Bulevardit te Ri, projekt te cilin ne fakt jo vetem e gjeti gati nga administrata Basha, por madje edhe ne zbatim. Po ne te njeten menyre genjeu perpara disa ditesh me Unazen e Re.

Sepse ne fakt te gjitha projektet e medha te Tiranes –Metropol, i gjeti te nisura apo ne proces nga administrata Basha. Keshtu ndodhi edhe me Bulevardin, te cilin e gjeti ne proces zbatimi megjithe bllokimin absurd disa vjecar qe i bene keshilltaret socialiste ne Bashki, e me pas Prefekti, Ministria e Finances dhe e gjithe Qeveria e Edi Rames.

Sot Veliaj thjesht ka perfunduar metrat e nisura nga administrata e meparshme. Nuk ka perparuar asnje meter me tej. Prandaj eshte i detyruar te genjeje qe per dy vjet nuk arriti te perparoje ne zbatimin e projektit. Pse nuk arriti? Cfare e pengoi? E thjeshte: i duhej te ndryshonte plani qe te ndertoheshin kulla shumekateshe per oligarket afer tij, qe me keto para te mbushe xhepat dhe te bleje votat e zgjedhjeve te ardhshme.

Ndersa ne dy vjet Lulzim Basha ia doli te beje projektin, te siguroje financimin e tij, te lidhe kontraten per realizimin e projektit dhe te nise punen e te hape trasene ne nje pjese te konsiderueshme te projektit, Veliaj nuk perparoi as edhe nje meter!

Per cfare iu deshen Erjon Velise 2 vjet?!

Sa kulla betoni ka parashikuar pergjate bulevardit, aty ku ishin paercaktuar hapsira te gjelbra per femijet? Te kujt jane keto kulla? Cfare interesash lidhin Veline me pronaret e tyre?

Basha la ne zbatim nje vision per Tiranen e shekullit te 21, projekte ne zbatim dhe te gatshme, qe u stopuan me paramendim si pasoje e bllokimit nga qeveria Rama, ndersa Veliaj po le pas betonizimin e Sheshit Skenderbej, betonizimin e lulishtes tek policia bashkiake, rritje disafish te taksave, mbyllje te mijerave bizneseve te vogla, rritjen e cmimit te ujit, si dhe rekordin qe nuk do te sfidohet kurre: daljen e perditshme ne TV!

​ 

 

Të fundit