Flash News

KRYESORE

Eno Popi do të bëhet baba, tregon për herë të parë historinë e njohjes me Atenen

Eno Popi është një prej figurave të para në Top Channel, i cili e nisi rrugëtimin në Top Albania Radio. Eno është rritur në sy të publikut por gjithmonë ka qenë i rezervuar sa i përket jetës tij private. Në maj pritet të bëhët baba i një vajze dhe prej shtatë viteesh është në lidhje me Atenen, vajzën të cilën e njohu nëpërmjet Elona Duros, kolegen e radios.  

Në një intervistë të dhënë për revisten “Class”, Eno ka treguar se si është njohur me Atenen.

-Bashkë me Atenën u bë plot shtatë vite që qendrojmë krahë njëri-tjetrit. Nuk jemi nga ata që i fshihemi botës, por edhe se kemi bërtitur asnjëherë marrëdhënien tonë publikisht, sepse e kemi ruajtur për vete. Ne jemi njohur nga kolegë të përbashkët. Atena ka profil pune në media e punon në Digitalb. Shoqja jonë Elona Duro më fliste vazhdimisht për kolegen e saj artiste, me sy kreativ dhe që i mbaronte punët për të cilat e lavdëronte vazhdimisht. Pastaj u desh të dilnim me një grup miqsh, e të afroheshim me njëri-tjetrin. Me Atenën është dashuri e ndërtuar çdo vit e më shumë. Nuk është romancë me shikimin e parë, e jona. Zoti na ka bekuar dhe jeta na merr një rrjedhë tjetër nga vera e ardhshme. Jemi të lumtur për këtë, të frikësuar po aq. Por, mezi po e presim.

Të fundit