Flash News

KRYESORE

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova do të bëhen sërish prindër

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë një ndër çiftet që kanë rezistuar gjatë. Janë bashkë prej 19 vitesh, që në vitin 2001 dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Ata janë bërë prindër për herë të parë në fund të 2017-ës të dy binjakëve, Lucy dhe Nicholas.

Ka qenë revista "Hola!" që ka publikuar një foto të çiftit, ku Anna duket me barkun e rrumbullakosur. Më pas, Anna dhe Enrique e kanë konfirmuar lajmin.

Dyshja njihen për faktin që dëshirojnë që ta mbajnë larg mediave jetën e tyre private, pasi kështu vepruan edhe kur prisnin dy binjakët. Shtatzëni të cilën e mbajtën të fshehtë derisa sollën në jetë binjakët.

Të fundit