Flash News

KRYESORE

Enrique Iglesias një baba i dhënë pas vajzës: Nuk ngopem me të

Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias, duket se është shumë i dhënë pas binjakëve të tij që akoma nuk i kanë mbushur 3 muaj.

Këngëtari ka shpërndarë në ‘Instagram’ një video me vajzën e tij të vogël që ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve të tij.

Në video shfaqet këngëtari duke puthur në çdo cep të fytyrës vajzën e tij Lucy.

“Nuk ngopem me ditën time”, ka shkruar Enrique në postim.

Këngëtari dhe partnerja e tij Anna Kournikova u bënë prindër të binjakëve, vajzës  Lucy  dhe djalit  Nichola në 16 dhjetor të 2017.

Të fundit