Flash News

KRYESORE

Entuziazëm te Barcelona, mund të rikthehet presidenti kampion

Entuziazëm te Barcelona, mund të rikthehet presidenti kampion

Joan Laporta ka qenë president i Barcelonës në vitet më të lavdishme të saj. Ai e mori "fronin" katalanas në vitin 2003 dhe udhëtimi i tij u mbyll në vitin 2010.

Ish-presidenti i klubit katalanas ka deklaruar se është gati të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2021 për të rimarrë presidencën. Sipas tij, kjo do të ndodhë nëse askush nuk e bind se mund ta bëjë punën më mirë.

"Nëse asnjë nga kandidatët që do dalin nuk do të më bindë, do të marr pjesë në zgjedhje. Kjo është situata në të cilën ndodhem tani. Kam akoma një entuziazëm të madh dhe ndoshta do të jem atje duke kandiduar", ka deklaruar Laporta.

Të fundit