Flash News

KRYESORE

Epidemia e fruthit, Vasili: Ka viktima e komplikacione serioze, qeveria s’ka ngritur akoma institucionet

Epidemia e fruthit, Vasili: Ka viktima e komplikacione serioze, qeveria

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për epideminë e fruthit, e cila është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar edhe viktima.  Ai shpreh shqetësimin e mosngritjes së institucioneve nga qeveria që janë të detyrueshme me ligj.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Epidemia e fruthit vazhdon,kryeministri s'flet, media e ka ne fund....

Kryeministri ka qepur gojen dhe s'flet per epidemine e fruthit.Po mendon budallekun e radhes se si do dale si trimfator neper podiume, kur epidemia te jete ndalur dhe do tregoje brockulla pa fund per suksesin e tij.

Edhe media percjell lloj lloj denglash qe qytetareve nuk ju duhen hic dhe kete ngjarje e ka nga te fundit, se më vlerë kane batutat e trasha te nje kryeministri te trashe.

Epidemia e fruthit vazhdon,ka raste te reja,ka pasur viktima,ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet qe ligji ja detyron per menaxhimin e tij.

Do kujtohen te gjithe vetem kur ta shohin fruthin te dera e tyre.Atehere po po do bertasin fort.Sa qesharake.....por edhe tragjike...

Të fundit