Flash News

KRYESORE

Epidemiologu shqiptar në SHBA: Pse vetëvriten pacientët me Covid-19

Epidemiologu shqiptar në SHBA: Pse vetëvriten pacientët me

Epidemiologu Skënder Murtezani në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar një nga arsyet që ndikojnë që pacientët e infektuar me covid-19 të shkojnë drejt vetëvrasjes.

Duke folur në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 Murtezani thotë se janë disa faktorë që ndikojnë, përfshirë edhe ilaçet që përdoren për trajtim gjatë koronavirusit.

“Për rastet e vetëvrasjes duhet të merren parasysh disa faktorë: gjendja psikologjike para koronavirusit dhe ilaçet që përdoren për trajtim gjatë koronavirusit. Për shembull, hidroksiklorokina njihet se ka efekt anësor tendencën e vetëvrasjes”, tha Murtezani

Mjeku epidemiolog tregoi se si veprohet në SHBA: “Në Amerikë, pacientëve që në trajtim kanë hidroksiklorokinë ose steroide, një person nga stafi caktohet që të kujdeset për ta dhe të raportojë për çdo ndryshim psikologjik që mund të kenë”.

Kujtojmë se në Tiranë dy pacientë të infektuar u vetëhodhën nga kati i katërt i spitalit Covid 2, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Të fundit