Flash News

KRYESORE

Era e fortë/ I bie xhami mbi kokë, vdes një person në Vlorë

Erërat e forta kanë ‘pushtuar’ gjithë vendin ditën e sotme. Si pasojë, një person ka humbur jetën në Vlorë pasi i ka rënë vetrata e xhamit nga kati i dytë në kokë.

Viktima Ramadan Kaçi ka qenë duke kaluar rrugën kur i ra vetrata e xhamit. Mësohet se 67-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Ngjarja rreth orës 13:00 në lagjen “28 Nëntori”.

Incidente janë shkaktuar dhe në Tiranë e Durrës.  Në një parkim, përballë fakultetit të “Histori-Filologjisë” një pemë e madhe është rrëzuar mëngjesin e sotëm dhe si pasojë janë dëmtuar disa makina.

Po ashtu dhe në Durrës është ndaluar lundrimi për shkak të dallgëve të forta.

 

Të fundit