Flash News

KRYESORE

Era Istrefi ka kënduar këto ditë karantine vetëm këngë të dhimbshme

Era Istrefi ka kënduar këto ditë karantine vetëm
Për artistët, karantina nuk është dhe aq problem pasi ata shpesh mbyllen dhe izolohen për t`u frymëzuar e për të shkruar muzikën e tyre, për të pikturuar apo thjesht për të marrë vetën nga veprimtaria e tyre. Një nga këto është dhe Era Istrefi, e cila ka shfrytëzuar karantinën për të shkruar e kënduar muzikë. Ndryshe nga ç`jemi mësuar të dëgjojmë këngëtaren me një zhanër krejt ndryshe, karantina e ka bërë melankolike shqiptaren nga Kosova. Era ka kënduar e krijuar muzikë të dhimbshme, por siç ajo shkruan "të bukur". Era shfaqet shumë klasike dhe elegante teksa ka sjellë remake këngën e Frank Ocean në gjuhën shqipe. Ajo e ka publikuar në Instagram këngën, ku ka shkruar: “Ditet n’karantine m’kane rezultu me kendu kange kryesisht t’dhimbshme por t’bukra. Edhe e dhimbshmja osht pjese e bukurise. Fansat e mi e dinë tashmë që Frank Ocean ka qenë frymëzimi im që prej ditë së parë. Shpresoj që ta shijoni”.

Të fundit