Flash News

KRYESORE

Era Istrefi larg rrjeteve sociale, publikon videon dhe tregon arsyen e këtij vendimi

Era Istrefi larg rrjeteve sociale, publikon videon dhe tregon arsyen e
Këngëtarja Era Istrefi ditë më parë iu nënshtrua një poperacioni ku hoqi apandesitin. Por, së fundmi këngëtarja, tashmë me famë botërore, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Era, teksa ka publikuar një video të një interviste dhënë kohë më parë, shkruan se është fokusuar më shumë te shëndeti për momentin dhe se qetësinë e gjen në natyrë. “Të qëndruarit larg internetit është luksi më i ri. Mora gjithë kohën për t’u shëruar pas operacionit dhe të fokusohem në atë që më bën të lumtur dhe çfarë më bën të ndihem njeri. Jam përgjegjëse për energjinë që kam dhënë kështu që duhet të rregullojë atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat e radhës dhe t’i ndajë me ju”, – ka shkruar Era në ‘Instagram’. Era në video tregon se kur ka dyshime tek vetja gjithmonë drejtohet nga natyra, për të gjetur qetësinë dhe për të larguar mendimet negative. Në fund të intervistës ajo thotë: “Ndihem pozitive tani dhe mendoj se kjo është gjëja që dashuroj të bëj”.

Të fundit