Flash News

KRYESORE

Era Istrefi mund të mos performojë në Botëror sepse është shqiptare

Era Istrefi mund të mos performojë në Botëror sepse

Kampionati Botëror do të përfaqësohet nën zërin e Era Istrefit dhe ky është një ndër lajmet që ka gëzuar më shumë shqiptarët, duke qenë se kombëtarja shqiptare nuk arriti dot të kualifikohej.

‘Live it up’ titullohet kënga e botërorit, që vjen e kënduar nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith. Por, rrezikohet pjesëmarrja e Erës në perfrmancën hapëse të Botërorit,për shkak të vizës në Rusi.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, ka thënë mamaja e këngëtares.

Kujtojmë se edhe vitin e shkuar, Era nuk arriti të performonte në festivalin Europa Plus në Moskë, sepse nuk arriti dot të siguronte vizën.

Të fundit