Flash News

KRYESORE

Era Istrefi pjesë e albumit debutues të artistit të njohur britanik

Era Istrefi ka realizuar një tjetër bashkëpunim të rëndësishëm ndërkombëtar. Këngëtarja nga Kosova është bërë pjesë e albumit të Jonas Blue, DJ i njohur nga Britania e Madhe.

Era dhe Jonas kanë realizuar këngën ‘Purpose’, që do të publikohet më 9 nëntor në versionin audio, si pjesë e albumit debutues ‘Blue’, të DJ-it britanik.

Jonas Blue ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimeve evropiane me këngët ‘Perfect Strangers’, ‘Mama’ dhe ‘Rise’, ndërkohë që ‘Blue’ do të jetë albumi i tij i parë në tregun ndërkombëtar.

Sa i përket Erës, këngëtarja shqiptare publikoi më 26 qershor këngën ‘Oh God’, në bashkëpunim me këngëtarin nga Xhamajka, Konshens.

Të fundit