Flash News

KRYESORE

Era Rusi dhe Florian Agalliu fitojnë kupën e "Dance With Me 6"

Era Rusi dhe Florian Agalliu fitojnë kupën e "Dance With Me

Mbrëmë ka qenë finalja e "Dance With Me 6" ku çifti Florian Agalliu dhe Era Rusi morën kupën e këtij edicioni.

Para se të akordohej çmimi fitues, Gentian Zenelaj shpalli një nga konkurrentët, fitues të çmimit të produksionit. Sipas aktorit të humorit, ky çmim i shkoi “barkut më simpatik”, Eduart Ndocaj.

“Deri tani jemi mësuar të shohim ‘Miss Eleganca’, ‘Miss Fotozhenia’, ‘Miss Interneti’, ‘Miss Vetulla e Bukur’. Asnjë mis nuk është shpallur deri më tani për belin. Asnjë mis për belin. E kam fjalën për ne që jemi ne 3XL. Kjo kupë, që është çmimi i produksionit, i shkon barkut më simpatik që ka pasur ky produksion. I shkon pashait”,- tha Zenelaj dhe më pas ia dha kupën ish-deputetit Ndocaj.

 

Të fundit