Flash News

KRYESORE

“Erdha për 5 minuta”, shenjat e horoskopit që janë gjithmonë me vonesë

“Erdha për 5 minuta”, shenjat e horoskopit që janë

Besoj se të gjithëve ju ka rastisur ‘’ të zhgënjeheni’’ nga një shok, shoqe mik apo i afërm sepse asnjëherë nuk respekton orarin që keni lënë për t’u takuar, madje edhe ju mashtron duke ju thënë se është vetëm një stacion me larg apo po parkon makinën ndërkohë që akoma nuk ka dalë nga shtëpia. Sigurisht që në ato momente gjëja e parë që keni menduar është si të mbushni edhe një orë bosh derisa ai,ajo do të vijë apo t’ia mbathni me të katra. Ndoshta nuk e keni çuar ndërmend, por përgjegjësja e këtyre gënjeshtrave mund të jetë shenjë e horoskopit:

Dashi: Shenja e parë dhe më e fortë e horoskopit kryeson gjithashtu edhe listën e shenjave që janë gjithmonë me vonesë. Nëse i hidhni një sy axhendës së tyre, është e mbushur plot me takime, evente, udhëtime, kështu që edhe mund të justifikohen nga njëra anë, mirëpo jo gjithmonë ndodh kështu. Edhe pse mund të mos ju pëlqejë, Dashi është përtac i lindur dhe shpeshherë e humbet sensin e masës kur bëhet fjalë për t’u organizuar. Shoqërohuni me ndonjë Bricjap nëse doni të ndryshoni pasi vetëm kjo shenjë mund të fusë në udhë të mbarë një Dash.

Binjakët: Ndryshe nga Dashi, Binjakët kanë arsye të tjera. Duke qenë se kjo shenjë e ka të vështirë të marrë vendime, është gjithmonë në dilemë se çfarë të veshë, si t’i mbajë flokët, kë çantë të zgjedhë etj. Nëse nisni një debat me ta se pse vijnë kaq me vonesë, përgatituni për luftë, pasi nuk do e pranojnë asnjëherë fajin. Ata e dinë shumë mirë se kanë një problem të madh me korrektësinë, por nuk venë asnjëherë mend. Kështu që pjesa tjetër duhet të mësohet, pasi nuk ka një rrugë të mesme.

Luani: Keni folur që mbrëmë për vendin dhe orën e takimit. I keni dërguar që në mëngjes mesazhe për t’i rikujtuar të dëgjojë alarmin, të mos vonohet si gjithmonë dhe që kësaj here nuk ka më justifikime, pooooor Luani është një Luan. Luani është gjithmonë vonë pasi kalon shumë kohë para pasqyrës duke admiruar veten (bëjmë shaka). Në fakt si Dashi, edhe Luani ka shumë plane gjatë ditës sa ndonjëherë vendos dy takime në të njëjtën orë

Të fundit