Flash News

KRYESORE

“Erdha të përkrah ata që dhanë shpirtin që unë të buzëqeshja”, Ambra Meda mesazh nga ringu

Ambra Meda është vajza e cila fitoi betejen me  një sëmundje të rëndë vite më parë. Mbrëmjen e djeshme Ambra Meda ka qenë e pranishme në Dibër të Madhe, atje ku vëllezërit Keta mundën kundërshtarët e tyre.

Ambra ka mbështetur kampionët e boksit, Gjetan dhe Ferit Keta, falë së cilëve sot buzëqesh dhe jeton e lumtur.

“Vijnë moment në jetë kur lutesh dhe përlotesh njëkohësisht. Erdha të përkrah ata që dikur dhanë shpirtin që unë të buzëqeshja sërish. Dua tju shoh gjithmonë kështu me fitore të tilla që të ngrejnë zemrën peshë dhe të bëjnë të kuptosh se FAMILJA ËSHTË GJITHCKA! @mike_gjetan_keta@jonny.ismail.keta @ferit_keta”, shkruan Ambra në Instagram.

Kujtojmë që vëllezërit Keta kanë ndihmuar financiarisht disa të rinj të cilët kanë vuajtur nga kanceri në gjak.  Ambra në disa intervista është shprehur se vëllezërit Keta nuk e kanë ndihmuar vetëm financiarisht por edhe i kanë qëndruan shumë pranë Ambrës, të cilët i konsideron pjesë të familjes së madhe.

Të fundit