Flash News

KRYESORE

Erdhi Dita e Verës, Rama qeras kabinetin e tij në Elbasan

Erdhi Dita e Verës, Rama qeras kabinetin e tij në Elbasan

Me rastin e festës së Ditës së Verës, kryeministri Rama ka njoftuar se i gjithë kabineti qeveritarë do të qëndroj dy ditë në Elbasan.

Në axhendën e publikuar, shihet do të organizohet disa evente si mbledhja e Këshillit të Ministrave, drekë me sipërmarrësit e zonës në turizëm dhe agroturizem dhe dorëzimi i certifikatës se pronësisë Kishës Katolike.

Axhenda e qeverisë:

13 Mars 2018

12:00- Mbledhje e Këshillit të Ministrave tek hotel Rozafa

12:30- Deklarate për mediat e kryeministrit mbi vendimet e marra

13:00- Nisja për Tregan

13:30- Drekë me sipërmarrësit e zonës në turizëm e agroturizëm

15:00- Event në kuadrin e 100 fshatrave – (Bujqësia, Turizmi, Kultura, Infrastruktura)

16:00- Kthim në Elbasan

17:00- Bashkëqeverisja event- Pishinat Ajek (1000 veta) – Te gjithë

Zhvillimet e Elbasanit 2013-2017 dhe planet deri 2021

18:30- Pushim Kafeje

19:00- Darka tek Hotel Rozafa, formati i zakonshëm me 10 personalitetet e spikatur

14 Mars 2018

9:30- Dorëzimi i certifikatës se pronësisë Kishës Katolike

10:30- Vizitë në Panairin e madh tek Pallati i sportit

11:00- Ecje në bulevard dhe kalimi tek sokakët e restauruara të kalasë

12:00- Dreka ose kthim në Tirane

Të fundit