Flash News

KRYESORE

Erdogan dhe Putin së bashku për një marrëveshje raketash

Erdogan dhe Putin së bashku për një marrëveshje raketash

Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se Ankaraja i ka paguar tashmë një shumë paraprake Rusisë në lidhje me një marrëveshje që vlen 2.5 miliardë dollarë për të armatosur forcat ushatarake me raketa antiajrore S-400.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, por pjesëtarëve të aleancës u kërkohet të blejnë sisteme që i përshtaten atyre të NATO-s. Në të përditshmen Hurriyet, Erdogan, shprehu pakënaqësinë me aleatët sepse ata kërkojnë shuma të mëdha parash për dronet ushtarake.

Turqia kundërshton mbështetjen ushtarake që Washington-i po i ofron rebelëve kurdë në Siri, të cilët kanë lidhje me rebelët kurdë në Turqi. Në këtë mënyrë Ankaraja po mundohet të ngrohë marrëdhëniet me shtetin rus.

Moska bëri të ditur se sistemet S400 kanë një rreze veprimi prej 400 kilometrash dhe mund të rrëzojnë njëkohësisht 80 shënjestra.

Rusia dhe Turqia kanë njohje të vjetra me raketat S 400 sepse në në dhjetor të 2015-të, Rusia i vendosi në bazën e saj ajrore pranë Latakias në Siri pasi avionët turq rrëzuan një Su-24 rus në kufirin turko-sirian.

Incidenti shkaktoi një konflikt diplomatik mes Moskës dhe Ankarasë, por presidenti Erdogan u kujdes t’i sheshonte mosmarrëveshjet me homologun rus Vladimir Putin.

Të fundit