Flash News

KRYESORE

Erdogan: E papranueshme të na ndalojnë të kemi edhe ne armë bërthamore

Erdogan: E papranueshme të na ndalojnë të kemi edhe ne armë

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan tha se ishte e papranueshme që Turqia të ndalohej të kishte armë bërthamore ndërsa kombet e tjera në rajon i disponojnë.

"Disa vende kanë raketa bërthamore, jo një ose dy. Por (ata na thonë) ne nuk mund t'i kemi. Kjo nuk është e pranueshme”, deklaron Erdogan para anëtarëve të tij Partisë në pushtet në qytetin lindor të Sivas, shkruan Reuters.

"Nuk ka asnjë komb të zhvilluar në botë që nuk i ka ato," shtoi Erdogan.

Sipas traktateve ndërkombëtare vetëm SH.B.A., Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina mund të kishin armë bërthamore. India, Pakistani dhe Koreja e Veriut më vonë i zhvilluan gjithashtu. Afrika e Jugut kishte disa bomba atomike por i çmontoi.

Izraeli gjithashtu besohet të ketë armë bërthamore, një fakt i aluduar nga Erdogan.

Me këtë deklaratë, Erdogan binte në kundërshtim me kushtet e Traktatit të Shpërndarjes Bërthamore, të cilën Turqia e nënshkroi në vitin 1980. Turqia ka nënshkruar edhe Traktatin Gjithëpërfshirës të Testit Bërthamor të vitit 1996, i cili ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore për çfarëdo qëllimi.

Të fundit