Flash News

KRYESORE

Erdogan e thotë hapur mendimin e tij: Kosova nuk është shtet

Erdogan e thotë hapur mendimin e tij: Kosova nuk është shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë deklaratën e parë kundër Republikës së Kosovës sapo ka ndjerë se rrezikohet nga precedenti i shqiptarëve.

Duke folur për referendumin në Kurdistan, Erdogan tha se "Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, ka probleme. Çfarë do të përfitojë Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me një Izrael?"

"Ju nuk keni as dijeni për politikën, as se si bëhet shteti. Por, ju kujtoni se do të bëhet ‘ja ne e kryem dhe u bë‘", tha më tej Erdoğan.

Këto sinjale kundër Kosovës, Erdogan i dha pak muaj më parë në një intervistë për ‘Top Channel’, kur foli ashpër kundër idesë së bashkimit me Shqipërinë.

Turqia është një prej vendeve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është ndër mbështetëset më të mëdhaja të saj në arenën ndërkombëtare, por tani që kurdët gjithjë e më shumë po e përdorin precedentin e Kosovës për të siguruar njohje ndërkombëtare, për Erdoganin vlen shprehja: “Turkey first”

Të fundit