Flash News

KRYESORE

“Erdogan i dhuroi Ramës avion për Shën Valentin”

“Erdogan i dhuroi Ramës avion për Shën Valentin”

Një avioni VIP i modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë, i është dhënë Qeverisë shqiptare si avion zyrtar i Kryeministrit dhe  ministrave.

Mbërritja e avionit në Tiranë rastësisë më 14 shkurt dhe është bërë shkas i një batute që bëri sot në emisionin “Byro Politike” në “ABCnews” ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

“Ka para Erdogani sa i ka dhënë kryeministrit tonë një avion për Shën Valentin. I ka dhënë avion personal dhe ka korresponduar data”, tha Ristani, duke folur për donacionet që janë bërë për rindërtimin e  Shqipërisë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai komentoi edhe deklaratat e fundit të Presidenti Ilir Meta. “Për t’u kthyer te Presidenti, është autoritet kushtetues i këtij vendi. Ky autoritet ka dhënë sot disa deklarata që për mua janë të tmerrshme”, deklaroi Ristani.

Të fundit