Flash News

KRYESORE

Erdogan: Izraeli është "shtet terrorist". Macron takon Netanyahun: Deklarata e Trump, kërcënim për paqen

Erdogan: Izraeli është "shtet terrorist". Macron takon

Donald Trump e ka njour Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, por Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë shprehur kategorikisht kundër këtij vendimi. Madje Erdogan e konsideron Izraelin si “shtet terrorist”, ndërsa deklaratën e  Trump "të pavlefshme".

Ai u zotua të përdorë të gjitha mjetet për të luftuar kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytetin e vendit.  "Palestina është një viktimë e pafajshme ndërsa Izraeli është një shtet terrorist. Po, terrorist!", u shpreh Erdogan në një fjalim në qytetin qendror të Sivas. "Ne nuk do ta braktisim Jeruzalemin në mëshirën e një shteti që vret fëmijët", u shpreh më tej ai.

Fjalimi i tij erdhi disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke zemëruar palestinezët dhe duke shkaktuar protesta në vendet muslimane dhe arabe. Kujtojmë që 4 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në dhunë pas njoftimit amerikan.

Presidenti turk, i cili aktualisht është në krye të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), ka thirrur një samit të grupit panislamik të mërkurën. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraeli janë normalizuar vitet e fundit, por Erdogan vijon të mbrojë palestinezët dhe ka kritikuar rregullisht politikën izraelite.

Edhe presidenti francez Macron është shprehur se nuk mbrështet vendimin e Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Gjatë një takimi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Paris këtë të dielë, kreu francez  u shpreh se“deklarata e Trump për Jeruzalemin është një kërcënim për paqen” dhe se Franca nuk e mbështet.

Të fundit