Flash News

KRYESORE

Erdogan i jep mbështetje Rouhanit: Turqia do një Iran të qëndrueshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ofroi mbështetjen e tij ndaj homologut të tij iranian Hassan Rouhani, gjatë një bisedë telefonike mbi valën e protestave antiqeveritare në Iran, sipas një njoftimi të agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency.

“Erdogan i tha Rouhanit se Turqia do t’i kushtonte më shumë rëndësi mbrojtjes së paqes sociale dhe stabilitetit të Iranit”, sipas Anadolu.

Rouhani falenderoi Erdoganin duke shtuar se ai shpresonte se protestat do të merrnin fund brenda pak ditëve.

Të dy liderët thane se protestuesit duhet të respektonin ligjet.

Të fundit