Flash News

KRYESORE

Erdogan kërkon rinumërimin e votave në Stamboll

Erdogan kërkon rinumërimin e votave në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK po kërkojnë një rinumërim të plotë të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale në Stamboll. Këtë e bëri të ditur një zyrtar i lartë i partisë, një javë pasi rezultatet fillestare treguan një fitore të ngushtë për partinë kryesore opozitare të Turqisë.

AKP u përball me humbjet e dukshme të bashkive të Stambollit dhe të kryeqytetit Ankarasë, të dy qytetet të cilat partia dhe paraardhësit e saj islamikë, i kanë dominuar për një çerek shekulli.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans kërkoi respektim të rezultateveve të zgjedhjeve lokale në Turqi.

Të fundit