Flash News

KRYESORE

Erdogan paralajmëron BE-në: Pa hapjen e kapitujve të rinj, ju themi mirupafshim

Erdogan paralajmëron BE-në: Pa hapjen e kapitujve të rinj, ju

Turqia do t’i thotë “mirupafshim” Bashkimit Evropian nëse ky i fundit nuk hap kapituj të ri negociatash për anëtarësimin e Ankarasë në bllok, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

”Nuk keni zgjidhje tjetër përveç hapjes së kapitujve që ende nuk i keni dhënë dritë jeshile”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara. Nëse i hapni, shumë mirë. Në rast të kundërt, mirupafshim”.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit, të tendosura që nga puçi i dështuar në korrik në Turqi, janë tensionuar së tepërmi gjatë fushatës në referendumin për zgjerimin e kompetencave të presidentit Erdogan, për shkak të anulimit të takimeve të ministrave turq në Evropë.

Procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE është lënë në harresë prej disa vitesh, ndërsa progreset janë të pakta.

Të fundit