All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Erdogan pas deklaratës së Macron për NATO-n: Të kontrollojë nëse i ka vdekur truri

Erdogan pas deklaratës së Macron për NATO-n: Të
All - Paragraf - 1

Një deklaratë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për homologun tij francez Emmanuel Macron ka shkaktuar tension mes dy vendeve. Kreu i shtetit francez ndihet i ofenduar.

All - Paragraf - 3

Konflikti ka ndodhur për shkak të deklaratës së bërë nga Macron, se NATO ishte duke vdekur dhe reagimit të presidentit turk.

Ai tha se deklarata e Macron tregon një "botëkuptim të sëmurë dhe të cekët" dhe se ai “duhet të kontrollojë nëse i ka vdekur truri”.

Një qëndrim i tillë është konsideruar ofendim nga Franca.

Ambasadori i Turqisë në Francë u thërrit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës në Paris për të dhënë llogari.

“Kjo nuk është deklaratë, ky është ofendim. Ambasadori do të ftohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme për ta shpjeguar këtë” reagoi zyra e Macron-it.

Deklarata e bërë nga Macron solli reagime nga shumë liderë të tjerë të aleancës atletiko-veriore, të cilët e kundërshtuan atë.

Të fundit