Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Erdogan për kurdët: Do ta pastrojmë kufirin me Sirinë nga terroristët
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur i përkushtuar se vendi i tij do ta pastroj gjithë kufirin me Sirinë nga ata që ai i cilësoi si “terroristë”.
Duke folur sot në Kongresin e partisë së tij AK, në provincën veriore, Amasya, zoti Erdogan theksoi se Turqia do të jetë e sigurt se refugjatët sirianë, që Ankaraja u ka dhënë strehim, mund të kthehen atëherë kur kufiri është i pastruar nga militantët.
Këto komente janë bërë derisa ofensiva ushtarake turke në rajonin Afrin në pjesën veriore të Sirisë, ka hyrë në javën e dytë.
Ishte raportuar se trupat turke dhe luftëtarët aleatë sirianë e kanë marrë kontrollin ndaj një mali strategjik.
Milicia kurde dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut, kanë raportuar për luftime të ashpra në malin, Bursayah, që e ndanë enklavën nën kontrollin kurd Afrin, nga qyteti Azaz, që kontrollohet nga Turqia.
Ushtria e Turqisë tha sot se pjesëtarët e vet dhe luftëtarët opozitarë aleatë sirianë e kanë marrë këtë mal, me ndihmën e sulmeve ajrore, helikopterëve, fluturakeve ushtarake pa ekuipazh, e pasisjeve të tjera./REL