Flash News

KRYESORE

Erdogan përjashton Assadin nga paqja në Siri: Jo zgjidhje me terroristin

Erdogan përjashton Assadin nga paqja në Siri: Jo zgjidhje me

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në vizitë në Tunizi, theksoi sot se nuk kishte asnjë zgjidhje të mundshme në Siri pa largimin e presidentit, Bashar al-Assad, një prej çështjeve që kanë bllokuar përpjekjet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

“Është e pamundur të avancosh me Assadin në Siri”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi me homologun tunizian, Beji Caid Essebsi.

“E kam thënë shumë qartë, Bashar al-Assad është një terrorist që ka përdorur terrorizmin shtetëror. Ne nuk mund të themi “Assadi mund të bëjë punë”. Nëse ne e bëjmë këtë, kjo do të ishte si të kryesh padrejtësi kundër sirianëve të vrarë në konflikt”, shtoi ai.

Presidenti turk e vuri theksin tek qendrimi i Ankarasë disa ditë pas një thirrjeje të përbashkët të bërë nga Turqia, mbështetëse e rebelëve sirianë, por gjithashtu nga Rusia dhe Irani, aleatë të të Bashar al-Assad, për t’u mbledhur në fund të janarit për të avancuar drejt një zgjidhjeje politike.

Pas dështimit të një raundi të ri bisedimesh të organizuar në muajin dhjetor nën drejtimin e OKB-së, Moska, Teherani dhe Ankaraja iu rikthyen propozimit të tyre të “kongresit për dialog kombëtar” sirian në Soçi në fund të janarit.

Të fundit