Flash News

KRYESORE

Erdogan shpreh mbështetje për çështjen e Kosovës: Stabilitet për Ballkanin

Erdogan shpreh mbështetje për çështjen e Kosovës:

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i pranishëm në Beograd në kuadër të një vizite zyrtare ka shprehur mbështetje për një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.

Sipas tij kjo do t’i shërbente edhe stabilitetit në Ballkan, ndaj Turqia mbështet një dialog mes vendeve.

Po ashtu presidenti turk theksoi edhe dëshirën për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve Turqi-Serbi.

“Marrëdhëniet tona kanë rrënjë të thella  historike dhe kulturore me Serbinë; ne Serbinë e shohim si vend fqinj, edhe pse nuk kemi kufij të përbashkët”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Të fundit